LIVE UPDATES
Aktualitet

Rëra, zhavorri dhe deti në shitje te “Guri i Lëmuar” në Kavajë!

Disa kohë më parë, Prokuroria e Kavajës ka dënuar disa zyrtarë vendorë dhe të Kadastrës për prona të ngjashme, por sërish vijon fenomeni, teksa rëra dhe gurët janë bërë “tokë bujqësore”.

14 Nëntor 2023, 21:49 Nga I.A
Rëra, zhavorri dhe deti në shitje te “Guri i Lëmuar”
Kavaje

KAVAJË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Kavajës. Në internet gjen me dhjetëra njoftime për shitje prone në një nga plazhet me të bukura dhe virgjëra të Shqipërisë, në zonën e “Gurit të Lëmuar” që është mes Plazhit të Gjeneralit dhe Plazhit të Spillesë. Zona është nën administrim nga Bashkia e Rrogozhinës. Pronat janë parcelizuar në pjesë të vogla dhe kanë dalë në treg. Disa kohë më parë, Prokuroria e Kavajës ka dënuar disa zyrtarë vendorë dhe të Kadastrës për prona të ngjashme, por sërish vijon fenomeni, teksa rëra dhe gurët janë bërë “tokë bujqësore”.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në atë zonë, i cili është në mes të Spillesë dhe Plazhit të Gjeneralit. Pak vite më parë, zona e pyllëzuar dhe rëra në Spille është hetuar nga Prokuroria e Kavajës pasi është ndarë me ligjin 7501. Disa zyrtarë, duke përfshirë zyrtarë të Kadastrës së Kavajës, janë arrestuar. Gjithashtu janë ndaluar dhe hetuar dhjetëra shtetas të cilët kanë falsifikuar dokumentet e pronës, pra të zonës së pyllëzuar.

Këta persona u arrestuan, proceduan e madje u dënuan nga Gjykata e Kavajës në lidhje me tjetërsimin e asaj prone shtetërore.

Pylli dhe rëra në Spille u bë tokë bujqësore!

Fiks Fare ka siguruar vendimin e gjykatës, i cili hedh dritë mbi një nga aferat më të mëdha të tjetërsimit të pronës publike. Bëhet fjalë për zonën me pisha dhe në breg të detit në plazhin e Spillesë. Vendimi i Gjykatës së Kavajës është dhënë në datën 10 prill 2019, për 9 të pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në vendim thuhet shprehimisht se “nga hetimit e kryera ka rezultuar se në kundërshtim me ligjin është bërë tjetërsimi i parcelave shtetërore ranishte edhe pyll, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit Spille”.

Madje, kallëzim ka bërë edhe Komanda e Forcës Ajrore, pasi “Poligonit të Qitjes” në Rreth Greth të Kavajës i kishte dalë pronari! Në vendim shkruhet se pylli me pisha në breg të detit u bë tokë arë! Këto parcela janë tjetërsuar nga persona të tretë nëpërmjet shitblerjeve apo akt dhurimeve të ndryshme. Veprimet i kanë ligjëruar ish-drejtuesit e Kadastrës së Kavajës, teksa kthyen zonën “pyll” dhe “ranishte” në “tokë arë”. Në fund, Gjykata e Kavajës i ka gjetur fajtorë dhe i ka dënuar nga 2 deri në 3 vite burg.

Ndërkohë që vetëm pak metra larg nga ai truall, një tjetër zonë, pra zona e “Gurit të Lëmuar” ku jemi ne aktualisht, është ndarë po me ligjin 7501. Zona e pyllëzuar, në bregdetin Adriatik, sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare është ndarë me ligjin 7501. Pra, e gjithë kjo zonë është konsideruar si arë. Hetimet në atë kohë janë ndalur vetëm në Spille, ndërkohë që Guri i Lëmuar është lënë në këtë gjendje.

Tokë arë në breg të detit, njoftimet për shitje në internet

Emisioni Fiks Fare ka mësuar se pronat në këtë zonë vijojnë të shiten. Pronat janë ndarë në parcela të vogla, nga 500, 100, 1500 dhe maksimumi 2000 metër katrorë dhe po shiten te Agjencitë Imobiliare. Disa nga këto agjenci kanë njoftuar për shitje toke te Guri i Lëmuar.

Fiksi bëri një vëzhgim të thjeshtë në internet, ku u gjetën dhjetëra njoftime për shitje trualli në zonën e ‘Gurit të Lëmuar”. “Okazion, 700 m2 tokë, 83 metra larg detit te Guri i Lëmuar me një çmim 59 mijë euro. Në mes të plazhit të Gjeneralit dhe Spillesë, i njohur për bregdetin e mrekullueshëm të kombinuar ranor dhe shkëmbor. Akses në rrugë. Me certifikatë pronësie” ishte një nga njoftimet, i cili ishte i shoqëruar edhe me vendosjen në hartë, shumë afër detit!

Ndërkohë, njoftimi i radhës; “Tokë 400 m2 për shitje buzë plazhit në Spille me vlerë 55 mijë euro. Vetëm 10 metra larg nga deti”. Pra, zonë ranore. “Parashikohen komplekse hoteliere. Toka ka dokumentacion të rregullt” vijonte njoftimi. Një tjetër ishte për një sipërfaqe 1000 m2 me vlerë 40 mijë euro. Bashkëlidhur njoftimit, ishte vendosur edhe certifikata e pronësisë dhe vendndodhja. Sërish, shumë afër bregut të detit! Të tilla njoftime gjen me dhjetëra në internet. Nga agjenci apo edhe individë, të cilët kanë publikuar edhe certifikatat e pronësisë.

Fiksi te Guri i Lëmuar: Pronat në shitje janë shkurre, zaje dhe rërë

Fiksi shkoi te disa nga këto zona për të parë se çfarë po shitje; arë, truall apo kanë emërtime të tjera. Një nga vendet që doli në shitje ishte një zonë me shkurre. E gjithë kjo zonë është parcelizuar nga të dyja anët e rrugës. Madje edhe pjesa me shkurre e cila është ndarë me ligjin 7501. Nga pamja rezulton se këto prona nuk kanë qenë asnjëherë tokë bujqësore dhe megjithatë janë ndarë në mënyra të dyshimta. Por, nga ajo që konstatoi Fiksi rezulton se shitësit janë dora e dytë, e tretë e me radhë. Ndërkohë edhe një shesh, buzë detit, kishte pronar. Trualli ishte me rërë dhe zaje deti, ndërkohë që ishte rrethuar dhe bërë gati për ndërtime.

Pas vëzhgimit në internet, gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë disa nga numrat që shesin këto prona. Fillimisht, kontaktojmë për pronën 700 m2, e cila shitej në një agjenci në qytetin e Kavajës. “Ne këtë (700 m2) e patëm marrë atëherë, ishte me certifikatë me të gjitha, por problemi ishte që nuk u ndërtonte dot! Ndërsa kjo (1500 m2) është toka e fundit ku mund të ndërtohet. Nuk e di kështu si zonë e mbrojtur ose do të ndërtohet ndonjë resort ndonjë gjë. Besoj se për resorte për kështu. Ndërsa pjesa këtej është kështu është më kollaj për t’u ndërtuar. Kjo është fiks mu buzë rrugës, sa zbret poshtë”- thotë agjenti, teksa shton se pronat janë me certifikata të rregullta pronësie. “Aty ndërtohet. Më e kollajshme është të ndërtohen kështu shtëpia druri”- pohon ai. Agjentët imobiliarë i dërgojnë Fiksit edhe një certifikatë pronësie. Bëhet fjalë për një pronë 1500 m2 në fshatin Domen. Lloji i pasurisë është “arë”. Pra, tokë bujqësore.

Agjencitë: Pronat janë me certifikata të rregullta pronësie

Gazetarët e Fiksit kërkojnë për të tjera prona në atë zonë. Kush po i shet dhe a kanë dokumente të rregullta pronësie?! Agjentët pohojnë se zona afër detit është natyrore. “Edhe këtë që patëm ne ishte me certifikatë, po kishin shumë njerëz që donin ta blinin po pastaj kur morën vesh këtë u tërhoqën të gjithë dhe e hoqëm fare. Është shumë e vështirë për të ndërtuar. Pastaj varet me ryshfete se si mund të bëhet” – thotë ai. Më tej tregon se në atë zonë duan të ndërtojë qeveritarë. “Kam nja dy informacione më shumë, zona këtu ata e bënë për vete a e kupton?! Ndërkohë që s’të lënë shumë që të futesh. Në të gjithë këtë zonën afër detit ata do të bëjnë resorte dhe gjëra me aq sa po dëgjojmë. I rregullojnë vetë ata. Se janë po këto vetë domethënë. Janë këta të qeverisë vetë! Sipas ça flitet domethënë dhe e lënë zonë të mbrojtur që ta ndërtojnë vetë. Është folur aty për resort. Këtu kanë filluar të blejnë edhe te pjesa sipër se e kanë dëgjuar kështu që do marri zhvillim dhe po pyesim shumë edhe për pjesën sipër” – thotë agjenti.

Bashkia e Rrogozhinës: Zonë Natyrore, nuk lejohen ndërtime

Por, a lejohet të shiten apo të ndërtohet në atë zonë?! Fiksi u interesua te Bashkia e Rrogozhinës, në Zyrën e Urbanistikës. “Aty është tokë bujqësore dhe janë vetëm ato ndërtime që nuk bien ndesh me Urbanistikën. Pra magazina, ndonjë dyqan shitje, këto që përmenden te rregullorja e Urbanistikës” thotë drejtori i Urbanistikës. Më tej pohon se “nëse miratohet ndonjë Agro-Turizëm mund të bësh ndonjë bujtinë”. Fiksi e pyet se në atë zonë janë ndërtuar. “Duhet të flasim me rregullore, jo se ça bëhet. Sa ka qenë rregullorja në fuqi i bie që janë pa leje. Nëse i kanë bërë përpara se kjo të hynte në fuqi, nuk e di se çfarë kanë bërë me rregulloret e vjetra”- pohon ai, teksa thotë se te Zona Natyrore mund të bësh ndërtime 3 mujore.

Marrë nga Top Channel

kavaje

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!