LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Panelet diellore bëhen zgjidhje për faturat e larta të energjisë elektrike në Kosovë

Rritja e çmimeve dhe skemat e subvencionimit nga shteti duket se kanë shtuar interesimin për këtë formë të prodhimit të energjisë.

29 Qershor 2025, 15:17 Nga M.B

REL: Panelet diellore bëhen zgjidhje për faturat e larta të

KOSOVA- Panelet diellore po bëhen zgjidhje gjithnjë më e preferuar për shumë familje në Kosovë, që përpiqen të ulin faturat e energjisë dhe të pavarësohen nga rrjeti. Rritja e çmimeve dhe skemat e subvencionimit nga shteti duket se kanë shtuar interesimin për këtë formë të prodhimit të energjisë.

Familja Rashiti nuk mendon më për faturat mujore të energjisë elektrike. Në shtëpinë e saj prej 320 metrash katrorë, në periferi të Lipjanit, ku jetojnë shtatë anëtarë, të gjitha pajisjet elektrike funksionojnë me energji diellore. Kjo, falë paneleve me kapacitet prej shtatë kilovatësh, të vendosura në çati.

“Përgatitja e ushqimit, bojleri, frigoriferët - gjithçka funksionon me këtë energji. Prej mëngjesit e deri në mbrëmje, ne nuk marrim asnjë kilovat nga rrjeti”, thotë kryefamiljari Hajriz Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregon se sistemin e ka instaluar në fillim të këtij viti. Përvoja e dikurshme si arsimtar i Teknologjisë së Informacionit, ku shpesh realizonte projekte me nxënës për energji alternative, si dhe rritja e çmimeve të energjisë, thotë se e kanë bindur për të investuar në këtë teknologji. Sot, rezultatet flasin vetë, thotë Rashiti - nga rreth 70 euro që paguante për energji në maj të vitit të kaluar, këtë maj ka paguar vetëm 3 euro e 7 centë.

“Tri euro e 7 centë nuk janë ndonjë shumë e madhe - si të dalësh në qytet dhe t’i pish dy kafe me një shok”, thotë pensionisti.

Ai shpjegon se, gjatë ditës, familja e tij shpenzon rreth 10 deri në 20 kilovatë energji, ndërsa teprica që prodhohet, kthehet në rrjetin e Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe mund të përdoret në orët e natës apo në ditët kur prodhimi është më i ulët.

“Tash, ora është 13:09 minuta. Prej mëngjesit e deri tash ka prodhuar 29 kilovatë. Për momentin është duke i prodhuar shtatë kilovatë. Gjatë ditës, ne mund t’i shfrytëzojmë nga 10 deri në 20 kilovatë - të tjerat hyjnë në rrjet”, thotë Rashiti.

Instalimi i këtij sistemi, familjes Rashiti i ka kushtuar rreth 7.500 euro.

Ata janë përfitues edhe të një subvencioni prej 1.500 eurosh nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës, megjithëse Rashiti thotë se këto mjete nuk i ka marrë ende. Kjo ministri, përmes një komunikate të lëshuar më 19 qershor, ka bërë të ditur se “mjetet pritet të disbursohen deri në fund të muajit korrik”.

Vitin e kaluar, ajo ka shpallur publikisht mbështetjen për familjet dhe bizneset që investojnë në panele diellore. Nga 448 aplikime, kanë përfituar 283 familje me mbi 460 mijë euro gjithsej. Ndërkohë, nga 67 aplikime të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë përzgjedhur 51 përfitues me një vlerë prej rreth 224 mijë eurosh, ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë.

“Subvencionet për familje kanë qenë nga 250 deri në 1.750 euro, ndërsa për biznese nga 200 deri në 6.000 euro, varësisht nga kapaciteti i instaluar”, sipas njoftimit.

Subvencionet rrisin interesimin

Autoritetet dhe përfaqësuesit e kompanive që merren me instalimin e sistemeve diellore, thonë se këtë vit është rritur ndjeshëm interesimi i konsumatorëve familjarë për të investuar në pajisje për vetëkonsum të energjisë. Ermal Kelmendi, koordinator në kompaninë “Unisolar” që merret me projektimin dhe instalimin e paneleve diellore, thotë se subvencionet e vitit të kaluar nga Qeveria, kanë nxitur shumë familje të ndërmarrin këtë hap.

“Interesimi është shumë i madh, pasi që instalimi i këtyre paneleve ul faturat e energjisë nga 60 deri në 70 për qind”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se gjatë këtij viti është rritur njësoj edhe interesimi i bizneseve për instalimin e paneleve diellore. Kjo, sipas tij, lidhet me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE), që nga 1 qershori i ka obliguar të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë dhe me qarkullim mbi 10 milionë euro, të dilnin në tregun e hapur të energjisë.

Çmimet në tregun e hapur janë dukshëm më të larta se ato të rregulluara, ndërkohë që edhe për amvisëritë, energjia elektrikeështë shtrenjtuarpër rreth 16 për qind këtë vit. Zyrtarë të ZRRE-së konfirmojnë, po ashtu, se kërkesat për vetëkonsum janë rritur.

Petrit Pepaj, drejtor menaxhues në këtë institucion, thotë se deri më tash këtë vit janë autorizuar 55 biznese dhe familje për vetëkonsum të energjisë, ndërsa shtatë të tjera janë në proces të aprovimit. Gjatë gjithë vitit 2023 janë dhënë vetëm 23 autorizime të tilla, ndërsa në vitin 2024 janë lëshuar 671 autorizime.

“Në përqindje, pjesa më e madhe e tyre janë biznese - 60 për qind - ndërsa 40 për qind janë konsumatorë familjarë”, thotë Pepaj.

Kosova synon të rrisë pjesëmarrjen e energjisë së ripërtërishme në totalin e prodhimit. Objektiv i saj është që, deri në vitin 2031, 35 për qind e energjisë të vijë nga burime të ripërtërishme. Analiza të ndryshme kanë treguar se vendi ka potencial për shfrytëzimin e energjisë diellore, me rreth 240 ditë me diell në vit.

Aktualisht, rreth 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa vetëm 10 për qind nga burimet e ripërtërishme. Rashiti nga Lipjani i inkurajon edhe familjet e tjera që të investojnë në panele diellore, ndërsa nga shteti kërkon që të vazhdojë me skemat mbështetëse.

“Investimi kthehet për 10 vjet, e për 30 vjet ke rrymë falas... pasi sistemi ka garanci dhe mirëmbajtje nga kompania”, përfundon ai./ REL

panelet diellore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet