LIVE UPDATES
Aktualitet

“Reklamon pasaporta falas”, shqiptarja në Angli reagon pas akuzave: Jam shtatzënë dhe u ndava nga i dashuri se më bëtë kriminele

Përmes një videoje të shprërndarë në faqen e saj zyrtare në Tik Tok, Daci shprehet se asnjë nga lajmet që qarkullojnë për të nuk janë të vërteta dhe se ka punuar me djersë për të arritur aty ku është.

13 Nëntor 2022, 19:25 Nga a.l.k.m.
“Reklamon pasaporta falas”, shqiptarja në Angli reagon pas
Ion Daci

BRITANI E MADHE- Shqiptarja Ion Daci që jeton në Angli dhe njihet si influencer në rrjetin social në "Tik Tok" ka reaguar për herë të parë pas akuzave se reklamon pasaporta false. Përmes një videoje të shprërndarë në faqen e saj zyrtare në Tik Tok, Daci shprehet se asnjë nga lajmet që qarkullojnë për të nuk janë të vërteta dhe se ka punuar me djersë për të arritur aty ku është. Ajo shprehet se ky mesazh shkon për të gjithë ata që nuk e dinë si funksionon ligji në Angli ku sipas saj nuk hyn askush nëse nuk ka pasaportë apo kartë banke për të siguruar jetesën dhe për të patur një shtëpi.

“Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot. Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë. Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë. Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim. Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj. Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë. Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?,”-tha Ion Daci.

Pas publikimit të artikullit që tregon se blogerja shqiptare reklamon pasaporta false, 25-vjeçarja Ion Daci që së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë ka publikuar në Tik Tok bisedën me gazetaren britanike duke treguar se i kanë shkaktuar krisje në marrëdhënien me partnerin, me të cilin është në pritje të një fëmije. 

Ion Daci: Thjesht shpërndava faqen. Më kërkoi ta ripostoja. Çfarë do të thuash pse e shpërndava faqen e tij? Ma kërkoi! A ke llogari në Tik Tok? Nëse do isha gabim, pse s’ma thotë policia?

Gazetarja: Ule zërin.

Ion Daci: Nuk mund ta ul zërin sepse së shpejti do sjell në jetë një fëmijë dhe më bëtë të ndihem si kriminele. Ju as nuk u përpoqët të më kontaktonit. Thotë se kush dëshiron patenta apo karta banka ta kontaktojë. Nuk e njoh, ishte thjesht një postim dhe e cilësoni si kriminele. Lëre këtë, po jeta luksoze? Ku e patë jetën luksoze? Ju mendoni se policia nuk do më fuste në burg nëse do isha duke e bërë atë gjë? Telefoni im po hetohet se nuk kam asgjë të bëj me këtë dhe nëse kam fshirë diçka, do e zbulojnë. Jetoj në Britani dhe kam çdo gjë zyrtare. U ndava nga i dashuri im prej këtij lajmi dhe dua të kem emrin tim mbrapsht. Nuk e dija sa serioze ishte kjo. Nuk e dija që do të bëhej kaq e madhe. Se kuptoj pse duhet të bëhem kriminale për këtë gjë?

Gazetarja: Ti po thua që është normale të kesh karta bankare?

Ion Daci: Ti po bën punën e policit tani?

Gazetarja: Ti po thua që është normale.

Ion Daci: Këtë më pyeti dhe policia. Unë dua që të më tregoni çfarë do të ndodhë. Nuk keni pse më bëni këto pyetje. Unë mendoja se ishte normale. Më tha një vajzë që bën foto, a mund ta postosh që të bëj ndjekës? Po patjetër i thashë. Ishte i njëjtë si ky rast.

Gazetarja: Pra donit thjesht ta ndihmonit?

Ion Daci: Po.

Gazetarja: Pra thjesht doje që faqja të kishte më shumë ndjekës?

Ion Daci: Po, gjithmonë e bëj këtë gjë?

Gazetarja: Pra mendoje se ishte një biznes i vogël?

Ion Daci: Jo. Unë i bëj vetëm reklamë. Mendon se Policia s'do më fuste në burg. Policia e ka telefonin tim, e po e investigojnë. I thashë kërkojeni nëse kam pasur kontakt. U zura me të dashurin dhe u ndamë për shkak të këtij lajmi. Dua emrin tim mbrapsht.

Sot, The Sun ka zbuluar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Në artikull pretendohej se Ion Daci ishte duke u përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë".

 

ion daci

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës