LIVE UPDATES
Aktualitet

Reklamat e fshehura në TV, AMA: Mjeku ndalohet të bëjë publicitet, abuzohet me qytetarët

AMA tërheq vëmendje për reklamat e fshehura që shfaqen përmes figurave, mallrave, shërbimeve dhe markave të ndryshme

7 Qershor 2022, 10:16 Nga A.B
Reklamat e fshehura në TV, AMA: Mjeku ndalohet të bëjë
AMA

TIRANË- Reklamat për shërbimet spitalore dhe medikamente që ofrohen pa recetë, quhen abuzim nga Autoriteti i Mediave Audivizive (AMA). Përmes një deklarate për mediat, AMA tërheq vëmendje për reklamat e fshehura që shfaqen përmes figurave, mallrave, shërbimeve dhe markave të ndryshme. Duke i cilësuar si komunikime me natyrë tregtare të fshehura, AMA nënvizon se po keqpërdoret hapësira audiovizive e cila po promovon spitalet, mjekët apo infrastruktura të ndryshme shëndetësore.

AMA shton se mjekut i është e ndaluar që të merret me reklamë të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur ato kanë qëllim shkencor dhe edukativ. 

DEKLARATA E AMA:

Reklamat e fshehta në transmetimet audiovizive janë të ndaluara

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar ditët e fundit raste të reklamave të fshehta. AMA u ka tërhequr vëmendjen këtyre OSHMA-ve, për mosrespektimin e kërkesave ligjore për reklamat dhe komunikimet tregtare. Në ligjin 97/2013 përcaktohet qartë se, komunikim i fshehtë audioviziv me natyrë tregtare është “paraqitja me fjalë ose figurë e mallrave, shërbimeve, emërtimit, markës së prodhimit ose i veprimtarive të një prodhuesi mallrash ose ofruesi shërbimesh, në programe, kur një paraqitje e tillë, nga ofruesi shërbimit të mediave, ka për qëllim të shërbejë si reklamë dhe mund të mashtrojë publikun mbi natyrën e tij”, (neni 3, pika7). Gjithashtu, po aty, në nenin 42, pika 1, përcaktohet se: “Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë tregtare të fshehura janë të ndaluara”. Mes rasteve të identifikuara si reklama të fshehta janë dhe ato për shërbimet spitalore dhe medikamentet që ofrohen pa recetën e mjekut. Keqpërdorimi i hapësirës audiovizive me promovimin e spitaleve, mjekëve, apo infrastrukturave shëndetësore është abuzim që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve. Orientimi për t’u trajtuar apo kuruar në mjekë apo institucioneve shëndetësore private të caktuara, ndikon në zgjidhjet e lira që bëjnë pacientët a familjarët e tyre, duke krijuar stres e konfuzion, pse jo dhe keqadresim në procesin e parandalimit dhe shërimit nga sëmundje të ndryshme.

Në “Rregulloren për komunikimet audio dhe/ose audiovizive me natyrë tregtare format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”, neni 19, pika 9 thuhet se: “OSHMA-ja nuk duhet të transmetojë komunikim me natyrë tregtare në të cilën mjeku bën reklamë ose publicitet, në favor të aktivitetit të tij personal, apo të një institucioni të fushës së shëndetit”. Kurse Kodi i Transmetimit, sesioni 7, pika 7.6 përcakton: “Reklamat në transmetimet audiovizive për trajtimet mjekësore janë të ndaluara. Ndalohet që mjeku të merret me reklamë të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur ato kanë qëllim shkencor dhe edukativ”.

Edhe në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, në nenin 60, pika 3, përcaktohet se: “Është e ndaluar për mjekun të merret me reklamë a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekut nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal apo të një institucioni të caktuar”. AMA ka konstatuar se për reklamat e medikamenteve që jepen pa recetën e mjekut ka përmirësime të ndjeshme nga OSHMA-të, të cilat po respektojnë kërkesat e rregullores “Për publicitetin e barnave”, sipas Urdhërit nr. 25 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 17.01.2019. Autoriteti megjithatë po vijon bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke njoftuar atë për çdo rast shkeljeje në rastin e promocionit të medikamenteve. AMA do të vijojë monitorimin e përmbajtjeve audiovizive në formën e reklamave dhe komunikimeve tregtare, duke shqyrtuar rastet që nuk respektojnë kërkesat, duke vijuar me masa administrative sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje