Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një prej tyre kishte shkelur edhe masën e ‘arrestit në shtëpi’.
TIRANË- Dy të rinj janë vënë në pranga nga forcat e posaçme “Shqiponja” pasi arkullonin me armë zjarri. Efektivët kanë marrë njoftimin se në rrugën "Hasan Alla", po lëvizte një person i armatosur që terrorizonte qytetarët. Ata kanë organizuar operacionin “Permission” dhe kanë lokalizuar dy të rinjtë. Një prej tyre kishte shkelur edhe masën e ‘arrestit në shtëpi’.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"; ndërsa A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Permission", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën "Hasan Alla", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";
-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gledis Nano SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, zhv...
Momenti i shpëtimit të turistëve italianë VLORË- Fotoja që po shikoni tregon momentin kur shpëtohen katër turist&eu...
Ylber Xhahysa ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen për vrasjen e Ylber Xhahys&eu...
Avioni grek në Sazan VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë avionin Canadian Air që po lufton me flakët me ishullin e Sazanit q...
Turisti italian VLORË- Turisti italian, i cili ndodhej në skafin që u aksidentua në Vlorë ka rrëfyer frikën që ka p...
Policia VLORË- Ky është momenti me foto kur shpëtohen turistët italianë në Zvërnes. Policia ka bërë t&eum...
Avioni GREQI- Mediat greke shkruajnë për ndihmën që vendi fqinj solli në Shqipëri oër të shuar zjarrin e aktivizuar...
Aksident GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi t&eum...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe kryesore mbytjen e jahtit në Zvërnec...
TIRANË- Greqia na ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka b...