Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve
Tensione para Kuvendit, protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt tyre 23 Korrik, 09:08 Protest...
Tensione para Kuvendit, protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt tyre 23 Korrik, 09:08 Protest...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë. Mes 32 vendeve europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditej e nënta nga fundi. Raport më të ulët kishin vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.

TIRANË- Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë.
Në vitin 2024, vendi kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (për Shqipërinë Eurostat raporton vetëm të dhënat për numrin e gjyqtarëve, raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia).
Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë. Mes 32 vendeve europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditej e nënta nga fundi. Raport më të ulët kishin vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.
Në raport me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, Shqipëria ka një diferencë të madh. Mali i Zi kishte 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia 40.18 dhe Maqedonia e Veriut 20.15.
Në raport me popullsinë, Mali i Zi kishte mbi katër herë më shumë gjyqtarë se Shqipëria, ndërsa Serbia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk figurojnë të dhëna në tabelën përkatëse.
Niveli i ulët pasqyron tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit, kur largimet, dorëheqjet dhe shkarkimet nuk u zëvendësuan me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja. Për pasojë, një pjesë e gjykatave kanë funksionuar me vende vakante, ndërsa çështjet e mbartura dhe kohëzgjatja e proceseve janë kthyer në një nga problematikat kryesore të sistemit.
Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se Shqipëria ka 55% të gjyqtareve femra, një nga më të ulëtat në Europë.
Kroacia dhe Mali i Zi kryesojnë Europën
Kroacia kishte raportin më të lartë në Europë, me 43.32 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë. Pas saj renditej Mali i Zi me 42.49, Serbia me 40.18 dhe Sllovenia me 40.16.
Nivele të larta shënonin gjithashtu Luksemburgu, me 36.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 35.37 dhe Rumania me 35.31.
Në Gjermani raporti arrinte në 26.3, në Greqi në 26.06, ndërsa në Finlandë dhe Estoni përkatësisht në 19.38 dhe 18.11 gjyqtarë për 100 mijë banorë.
Eurostat raportoi se në të gjithë Bashkimin Europian numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është ulur edhe në nivel europian gjatë dekadës së fundit. BE kishte mesatarisht 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë në vitin 2024, nga 17.7 në vitin 2014.
Irlanda kishte numrin më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë, me vetëm 3.64 për 100 mijë banorë. Ajo ndiqej nga Austria me 4.32, Spanja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.
Polonia regjistronte 8.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Malta 8.52 dhe Suedia 9.04, të gjitha poshtë nivelit të Shqipërisë.
Megjithatë, krahasimi i drejtpërdrejtë mes vendeve duhet interpretuar edhe në raport me organizimin e ndryshëm të sistemeve gjyqësore, kompetencat e gjykatave dhe rolin e personelit tjetër juridik. Eurostat sqaron gjithashtu se të dhënat për Austrinë dhe Çekinë përfshijnë vetëm gjyqtarët e autorizuar për të shqyrtuar çështje penale.
Si përkufizohet gjyqtari profesionist
Në tregues përfshihen gjyqtarët profesionistë me kohë të plotë dhe të pjesshme, të autorizuar për të shqyrtuar çështje civile, penale dhe çështje të tjera, përfshirë ato në gjykatat e apelit.
Ata duhet të jenë të rekrutuar dhe të paguar për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit. Në të dhëna nuk përfshihen gjyqtarët joprofesionistë, anëtarët laikë të trupave gjyqësore dhe magjistratët që nuk e ushtrojnë këtë funksion si profesion./MONITOR
TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vend...
TIRANË- Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Shqipëri për 6 muajt e par&e...
foto ilustruese TIRANË- Shteti po jep çdo vit më pak para nga buxheti për të mbuluar fondet që nuk sigurohen skemën e ...
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthj...
Foto ilustruse SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një efektiv policie është dhunuar ...
Foto ilustruse Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin ...
Foto ilustruse TIRANA- Çmimi i naftës është rritur sërish dhe këtë herë ka shkuar në 206 lekë...
Foto TIRANË- Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të...
Foto ilustruese MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutje...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrsë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Nën thirrjet &ld...