LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i ÇUDITSHËM/ Nuk është dënuar kurrë, por prej 10 vjetësh kërkon gjykatë më gjykatë që kartela penale t’i jepet e pastër

Paditësi shpjegon se ai figuron i dënuar dhe kartelat ia japin të tilla, ndonëse asnjëherë nuk ka pasur një verdikt dhe shpallje fajësie.

16 Tetor 2022, 15:26 Nga k.m.
Rasti i ÇUDITSHËM/ Nuk është dënuar kurrë, por
Foto ilustruese

SHKODËR- Dikur ndaj tij ishte ngritur akuzë për falsifikim dokumentash, por nuk ka pasur një vendim të formës së prerë për ta dënuar. Tani ai, prej të paktën një dekade, kërkon gjykatë më gjykatë që kartela penale t’i jepet e pastër, pasi në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore figuron i dënuar.

Kjo është historia e një 52-vjeçari nga Shkodra me inicialet G.L. i cili ka vendosur t’u japë fund andrallave që i janë hapur prej vitit 2013 në jetën e tij. Ai u procedua pothuajse mbi dhjetë vjet më parë për akuzën e falsifikimit të dokumentave parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe, me gjithë kohën që ka kaluar, vijon të konsiderohet si një i dënuar. Shkodrani, sipas burimeve të Gazetasi.al, kërkon nga Gjykata Administrative e Shkodrës që të konsiderohet gjyqësisht i rehabilituar, i padënuar ndonjëherë dhe sipas tij "të urdhërohet Zyra e Gjendjes Gjyqësore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë shënimet përkatëse në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore".

Kjo do t’i sillte atij një vërtetim të pastër si kushdo tjetër që nuk ka qenë ndonjëherë nën procedim dhe as i dënuar.

Në dosjen që pa Gazetasi.al, paditësi shpjegon se ai figuron i dënuar dhe kartelat ia japin të tilla, ndonëse asnjëherë nuk ka pasur një verdikt dhe shpallje fajësie.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në vitin 2016 vendosi  Pushimin e Ekzekutimit të Vendimit Penal nr. 347,  viti 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thotë në padi shkodrani.

Gjykata civile e Shkodrës vlerëson se ajo nuk është kompetente dhe se burri duhet të bëjë durim dhe t’i drejtohet gjykatave të duhura.

Shtetasi G.L në thelb kërkon detyrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Sektori i Gjendjes Gjyqësore që të kryejnë një veprim administrativ sikurse është pajisja me vërtetimin e gjendjes gjyqësore “i padënuar” duke qenë se ai është rehabilituar... Lënda për gjykimin e çështjes i përket Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, e për pasojë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër çmon se nuk mund të vazhdojë me gjykimin e mëtejshëm të saj dhe për rrjedhojë urdhëron sekretarinë gjyqësore që të dërgojë aktet në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative Shkodër”, tha Gjykata e Shkodrës.

Por skeptike “tregohet” edhe Gjykata Administrative e këtij qyteti që konsideron se kur një person kërkon të quhet i padënuar, në thelb konstatimi për rehabilitim duhet mbështetur në Kodin Penal në nenin 69 për "Rehabilitimin".

"Kur një person pretendon se plotëson kriteret ligjore për të përfituar nga rehabilitimi, sipas nenit 69 të Kodit Penal, por nuk arrin të realizojë këtë të drejtë, për shkak të refuzimit të shfaqur nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, gjykata kompetente që vendos për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje do të jetë gjykata penale e rrethit gjyqësor, që ka dhënë vendimin penal ndaj kërkuesit që pretendon rehabilitimin. Nëse ndaj kërkuesit është dhënë më shumë se një vendim gjyqësor, gjykata kompetente do të jetë gjykata që ka dhënë vendimin e fundit gjyqësor”, tha Gjykata Administrative e Shkodrës.

Pasi është degdisur nga gjykata në gjykatë, ku dhe ka përfunduar aktualisht në gjykatën penale, me një vendim të Gjykatës së Lartë, paditësi përshkruan përpjekjet e tij disavjeçare në kërkesë padi.

"Aplikova në portalin e-Albania duke kërkuar një vërtetim të gjendjes gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore 2021 del se unë rezultoj ende i dënuar. Por unë jam rehabilituar", i është ankuar gjykatës 52-vjeçari, dikur nën akuzë për falsifikim dokumentash.

Ai tanimë gjendet nën gjykim në Gjykatën Penale të Shkodrës pasi kjo gjykatë shqyrtoi kërkesën e  prokurorisë pothuajse 10 vite më herët. Ai ankohet se as Gjendja Civile dhe as institucionet e ngarkuara për ta bërë nul vendimin, nuk vepruan.

"Aplikoj për dokumentin në fjalë dhe ma japin të zezë dhe kjo çështje nuk mund të zgjasë më tej, pasi më vështirëson jetën”, këmbëngul burri i cili ka testuar deri më tani 4 gjykata./GazetaSi

gjykata e shkodrës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës