LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, drafti i ndryshuar nga versioni i mëparshëm në konsultim publik

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.

23 Korrik 2025, 21:36 Nga DOSJA
Qeveria rikthen papritur sigurimin e  detyrueshëm të banesave nga
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore. Në draftin e hedhur të mërkurën mbasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet në thelb të tij krijimi i Fondit për Tërmetet si një shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të merret me gjithë procesin, si me arkëtimin e primit të detyrueshëm të sigurimit, ashtu edhe me pagesat e dëmshpërblimeve në rastet kur do të ndodhë ngjarja e marrjes në sigurim. Drafti i jep kompetenca ministrisë përgjegjëse për financat. Ndërkohë, të anashkaluara në gjithë procesin duket se janë shoqëritë e sigurimit.

Drafti jep kuadrin e përgjithshëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, ndërkohë që aktet kryesore në zbatim të tij, që kanë të bëjnë më primin e sigurimit, shumën e sigurimit, agjentin ose agjentët që do të mbledhin primin e detyrueshëm, si edhe specifika të tjera do të dalin përmes VKM-ve.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme. Detyrimi për sigurim nuk do të zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami  ose të tjera të ngjashme; si edhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Projektligji parashikon që çdo pronar banese, përfshirë edhe banesat në proces legalizimi apo banesat sociale me qira, të lidhin një kontratë sigurimi të detyrueshme kundër tërmeteve. Edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë detyrimin të mbulojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre për kategoritë përkatëse. Ndërkohë, shtresat sociale në nevojë do të përfitojnë mbulim të plotë të primit nga buxheti i shtetit, sipas kritereve dhe procedurave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mbulimet dhe përjashtimet e kontratës së sigurimit 

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë.

Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e  mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.

Primi i sigurimit

Primi i sigurimit është shuma që paguhet nga i siguruari për sigurimin e detyrueshëm të banesës, sipas këtij ligji. Primi i sigurimit paguhet nga subjekti  i siguruar si pagesë e plotë.

Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Primi miratohet nga Fondi për Tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Shuma e sigurimit  

Shuma e sigurimit, sipas këtij ligji, është limiti maksimal i dëmshpërblimit dhe është e barabartë me kufirin e saj të detyrueshëm, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për  Tërmetet, nëpërmjet ministrit përgjergjës për financat.

Pjesa e zbritshme është në nivelin e 2 (dy) përqind të shumës së sigurimit dhe mbulohet nga i siguruari për çdo dëm që shkaktohet nga ngjarjet e tërmetit të mbuluara nga sigurimi i detyrueshëm ndaj tërmeteve.

Përjashtimet nga sigurimi

Bazuar në nenin 6 të projektligjit, përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e  mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.

Pagesa e dëmshpërblimit

Vlera e dëmshpërblimit për dëme që rrjedhin nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk kalon në asnjë rast limitin maksimal të përgjegjësisë, sipas metodologjisë të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

I siguruari është përgjegjës për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim pranë Fondit për Tërmetet. Rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim te ministrit përgjegjes për financat, thuhet në draft. Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

 Kush nuk paguan nuk merr shërbime në Kadastër, e-albania dhe QKB

Në fund, projektligji ka parashikuar edhe masat shtrënguese për të gjithë ata qytetarë ose subjekte biznesi që nuk do të pranojnë të paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm. Sipas projektligjit, ata nuk do të marrin dot shërbime kadastrale, shërbime të ndryshme në e-albania, si edhe shërbime nga QKB-ja.

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në rajon. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, vendi renditet i pari në Evropë dhe i 61-ti në botë për nga rreziku nga katastrofat natyrore. Vetëm në një shekull janë regjistruar 12 tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, ndërsa tërmeti i nëntorit 2019 preku mbi 200 mijë persona dhe shkaktoi dëme që kapën vlerën e 7.5% të PBB-së. Kostoja më e madhe u përqendrua në dëmtimet e sektorit rezidencial, me 18% të banesave të prekura. Banka Botërore në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar që vendi të miratojë një projekligj për sigurimin nga tërmetet. /ekofin.al

banesat e prishura nga termeti qeveria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet