LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në Shkodër, autori ikën me biçikletë

• Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. • Agron Mahmuti (Mehmeti) qëllon në drejtim të një grupi fëmijësh. • Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”. • 49-vjeçari kishte si synim të qëllonte ndaj një të mituri. • Teksa lëvizte me biçikletë, Mahmuti është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. •Madje njërin e ka qëlluar me qytën e pistoletës.• Plumbat kanë përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. • Edhe kësaj here pa të lënduar. • Policia po tenton ta kapë.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Qëlloi me armë në Shkodër/ Djali i tij ishte përfshirë në sherr me të, autori kishte 'shënjestër' 13-vjeçarin

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në
Lokali

SHKODËR- Agron Mahmuti (Mehmeti) është 49 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është personi i cili qëlloi me armë zjarri drejt një grupi fëmijësh. 

49-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagja “Qemal Stafa”, goditi me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar. I mituri ishte edhe shënjestra e autorit, i cili qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi. Motivi lidhet me një sherr në të cilin ishte përfshirë djali i autorit dhe 13-vjeçari. 

Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi. Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”, në Shkodër.

4 VITE ME PARE

E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnjë i lënduar për mrekulli

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes, ku 50-vjeçari qëlloi me armë zjarri një grup fëmijësh. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, por siç duket edhe nga pamjet, plumbat kanë përfunduar edhe xhamin e një lokali, duke rrezikuar edhe klientët brenda.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një 50-vjeçar ende i paidentifikuar qëlloi me armë dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e kërkon për ta vendosur në pranga. 

4 VITE ME PARE

Tmerri në Shkodër/ 50-vjeçari goditi me qytën e pistoletës një nga fëmijët

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në
Foto ilustruese

SHKODËR- Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Shkodër. 50-vjeçari ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët, e më pas ka shtënë disa herë në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Megjithatë po punohet po punohet për arrestimin e tij. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka qëlluar ndaj tyre, ndërsa puna për kapjen e tij nga autoritetet vazhdon.

4 VITE ME PARE

TMERR në Shkodër! Një person qëllon me armë drejt fëmijëve, zhduket nga vendngjarja

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13- 15 vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës.

Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

4 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një lokali, ikën me vrap autori

Qëllohet me armë drejt një grupi fëmijësh në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka qëlluar drejt një lokali dhe më pas ka ikur me biçikletë. Në njoftimin zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa po kërkohet autori. 

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

qellohet drejt femijeve ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen