LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësit shqiptarë po i kushtojnë rëndësi edhe shëndetit mendor në punë, jo vetëm parave

E reja shpjegon se nuk e toleronte dot presionin e panevojshëm në punë. Sipas saj, ishte fat që nuk kishte firmosur kontratë në fillim.

21 Qershor 2022, 17:38 Nga k.m.
Punonjësit shqiptarë po i kushtojnë rëndësi edhe
Foto ilustruese

Migena.B është një 21-vjeçare e cila la Tiranën për të shkuar gjatë sezonit turistik që të punonte si kameriere.

"Ishte hera e parë që e merrja këtë vendim sepse më duheshin lekë dhe nuk doja që muajt e verës t’i kaloja në Tiranë”, tregon e reja e cila mbeti e zhgënjyer nga zgjedhja e saj. Ajo i tregoi GazetaSI se në lokalin ku donte të punonte që ishte përgjatë bregdetit të Durrësit, ishte një ambient pune mbytës.

“Kisha rrogë 50 mijë lekë, plus bakshishet. Në fund të ditës fitoja disafish më shumë se në Tiranë, por kisha një problem, pronarin! Ai ishte kudo, duke gjetur një defekt gjithmonë. Shkonte mblidhte tavolinat përpara punonjësve dhe pastaj bërtiste pse nuk punonim”, thotë Migena. Ajo shtron se kishte qëndruar vetëm një muaj tek ajo punë.

E reja shpjegon se nuk e toleronte dot presionin e panevojshëm në punë. Sipas saj, ishte fat që nuk kishte firmosur kontratë në fillim.

Tashmë në shumë vende europiane, ka njerëz që janë pjesë e lëvizjes 'anti-punë', e cila kërkon të heqë rendin ekonomik që mbështet vendin modern të punës. Në vendin tonë punonjësit duket se po i kushtojnë shumë rëndësi edhe shëndetit mendor në punë dhe jo vetëm parave.

Ergi një tjetër i ri që jeton dhe punon në Tiranë si zhvillues webi, i tregon Gazetasi.al se ka mbi 6 muaj që ka zgjedhur të punojë si “freelencer” për disa kompani të huaja.

“Para disa kohësh punoja për një kompani në Tiranë. Më duheshin lekët dhe për këtë detyrohesha të duroja shefin që e kisha gjithë kohës mbi kokë. Më tregonte si bëhej puna kur unë po e bëja mirë”, thotë 23-vjeçari.

I riu shpjegon se nuk është për shkak të vetëkënaqësisë apo siç e quan ai “tangërllëkut në punë”. Ai shton se brenda 4 muajve ka ndryshuar punë tre herë, pikërisht për shkak të presionit në punë që për të ishte pa takt.

“Askush nuk duron të ketë një njeri mbi kokë kur po merret dhe me pika apo presje për të formuluar një faqe webi. Për të mos llogaritur oraret e gjata. Tani kam shpëtuar. Kam qetësinë time dhe punoj për secilën kompani në oraret që kam përcaktuar unë. Për paratë nuk po flas, se janë disafish më shumë”, shton i riu.

Sipas sociologes Marsi Simo arsyet që një punonjës mund të lërë punën janë të shumta. Ajo i shpjegoi Gazetasi.al se pas pandemisë kemi nevojë për disa studime të tjera pasi dhe tregu i punës ka ndryshuar.

“Megjithatë disa arsye janë: Falimentimi i kompanisë, ristrukturimi i kompanisë, dëshira e punonjësit për të përparuar në karrierë, probleme familjare, probleme shëndetësore fizike ose psikologjike”, shton Simo.

Sociologja tregon se duhet pranuar që një vend pune i cili nuk arrin të zhvillojë dhe t'u japë progres punonjësve të vet, do të presë ezaurim apo mosdëshirë për të qenë produktiv nga punonjësit. Ndërkaq sipas të dhënave të fundit nga raporti global për shëndetin mendor të vitit 2022 nga OBSH, tregohet se edhe vendet e punës mund të jenë një rrezik për shëndetin mendor. Sipas të dhënave të OBSH, 60% e punonjësve në botë përballen me punë informale dhe kjo sjell pasiguri për punëtorët. E pasuar nga mungesa e aksesit të mbrojtjes sociale, shëndeti mendor në punë përballet me një kërcenim tepër të madh.

Delina, një tjetër e re i tregoi Gazetasi.al se në punën e fundit që kishte qenë, ndjehej sikur kishte ngecur. Ajo kishte 6 muaj që punonte si asistente në një zyrë poste private. Në fillim i kishin premtuar rritje rroge pas tre muajsh, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Klientë pafund që heraherës nuk dinin ca kërkonin. Kishin debate me faqet online dhe vinin përplaseshin në postë. Nuk dije kujt t’i ktheje përgjigje më parë, drejtuesve apo klientëve. E gjithë ajo lodhje nuk vlente për 350 mijë lekë rrogë”, tregon e reja.

“Kryesisht të rinjtë të përballur në kushte të vështira punësimi apo dhe kushteve jo të mira të punës, preferojnë të punësohen me kohë të pjesshme, ose të punojnë nga shtëpia në disa kompani njëkohësisht. Një punë e tillë të ofron pak kufizime në kohë dhe hapësirë, duke përdorur kryesisht mjetet teknologjike”, shpjegon Simo.

Më tej sociologja shton se kjo mënyrë e të punuarit do të kërkojë përshtatshmëri dhe nga ana e punëdhënësve në vendin tonë, të cilët ende ruajnë një format punësimi (lidhet me punonjësin brenda ambienteve të zyrës për 8 orë në ditë).

“Po ashtu një pjesë e drejtuesve sot ende sillen jo si lidera, por si shefa. Për pasojë, kjo sjellje nuk ngre një ambient pune pozitiv, por shfrytëzues drejt një burnout-i (ezaurimi) më të shpejtë”, shpjegon më tej sociologja.

Sipas një raporti të fundit nga firma globale e teknologjisë “Cengage Group” ndër arsyet kryesore për lënien e punës (përveç fitimit të parave) ishte “burnout” dhe pakënaqësia në ambientin e punë. Rezultatet e sondazhit, i cili u krye në fund të nëntorit 2021 dhe përfshinte 1200 punëtorë, të cilët kohët e fundit dhanë dorëheqjen ose po mendonin të jepnin dorëheqjen, tregojnë se punonjësit tashmë janë të vëmendshëm edhe ndaj shëndetit mendor gjatë punës./Marrë nga GazetaSi

pune ne shqiperi

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN