LIVE UPDATES
Bota

Pse shtetet arabe po refuzojnë të pranojnë refugjatë palestinezë nga Gaza?

Të dy shtetet, që gjenden në anë të kundërta të Izraelit dhe ndajnë kufirin me Gazën dhe me Bregun e pushtuar Perëndimor respektivisht, kanë refuzuar pranimin e refugjatëve. Jordania veçse ka një popullatë të madhe palestineze.

19 Tetor 2023, 13:50 Nga A.B

Pse shtetet arabe po refuzojnë të pranojnë refugjatë

Përderisa palestinezët e dëshpëruar në Gazën e rrethuar po tentojnë të gjejnë strehim pas bombardimeve të pareshtura të Izraelit në hakmarrje të sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor, disa pyesin se pse Egjipti dhe Jordania fqinje nuk po i pranojnë palestinezët.

Të dy shtetet, që gjenden në anë të kundërta të Izraelit dhe ndajnë kufirin me Gazën dhe me Bregun e pushtuar Perëndimor respektivisht, kanë refuzuar pranimin e refugjatëve. Jordania veçse ka një popullatë të madhe palestineze.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, bëri komentet më të ashpra më 18 tetor, duke thënë se lufta aktuale nuk synon vetëm luftimin e Hamasit – që udhëheq me Rripin e Gazës – “por po ashtu është një përpjekje për të shtyrë banorët civilë... që të migrojnë në Egjipt”. Ai paralajmëroi se një gjë e tillë mund të prishë paqen në rajon.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, dha mesazh të ngjashëm një ditë më parë, duke thënë “asnjë refugjat në Jordani, asnjë refugjat në Egjipt”.

Refuzimi i tyre i ka rrënjët në frikën se Izraeli dëshiron të kryejë një dëbim të përhershëm të palestinezëve në shtetet e tyre dhe të zhbëjë kërkesat palestineze për shtetësi. El-Sissi po ashtu tha se një eksod masiv do të rrezikonte që militantët të shkonin në gadishullin Sinai të Egjiptit dhe ta përdornin këtë territor për të kryer sulme ndaj Izraelit, duke vënë në rrezik traktatin e paqes që dy shtetet kanë nënshkruar 40 vjet më parë.

Në këtë tekst mund të mësoni arsyet se pse Egjipti dhe Jordania po refuzojnë të strehojnë refugjatët nga Rripi i Gazës.

Zhvendosja ka qenë temë kryesore e historisë palestineze. Në luftën e vitit 1948 për krijimin e Izraelit, vlerësohet se 700.000 palestinezë u dëbuan ose u zhvendosën nga territori që tani është Izrael. Palestinezët i referohen kësaj ngjarjeje si Nakba, që në gjuhën arabe do të thotë “katastrofë”.

Në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, edhe 300.000 palestinezë të tjerë u zhvendosën, shumica në Jordani.

Refugjatët dhe pasardhësit e tyre tani janë afër 6 milionë dhe shumica jetojnë në kampe dhe komunitete në Bregun Perëndimor, Gazë, Liban, Siri dhe Jordani. Diaspora është përhapur edhe më shumë, pasi shumë refugjatë janë zhvendosur në shtetet e Gjirit Arabik apo në Perëndim.

Pasi luftimet u ndërprenë në luftën e vitit 1948, Izraeli refuzoi të lejonte kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Që atëherë, Izraeli ka refuzuar kërkesat e palestinezëve për kthimin e refugjatëve si pjesë e një marrëveshjeje të paqes, duke argumentuar se diçka e tillë do të kërcënonte shumicën hebreje të shtetit.

*Video: Kronologjia e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve

Egjipti ka frikë se historia do të përsëritet dhe një numër i madh i refugjatëve palestinezë nga Gaza do të qëndrojnë në këtë shtet në mënyrë të përhershme.

Kjo është pjesë e kësaj çështjeje pasi nuk ka një skenar të qartë se si kjo luftë do të përfundojë.

Izraeli ka thënë se synon të shkatërrojë Hamasin për shkak të sulmeve të grupit në qytetet jugore izraelite. Por, nuk ka dhënë asnjë indikacion se çfarë mund të ndodhë më pas dhe kush do ta qeveriste Gazën. Ky fakt ka rritur shqetësimet se do të ketë një ripushtim të territorit për një periudhë kohore, që do të nxiste konflikt të mëtejmë.

Ushtria izraelit ka thënë se palestinezët që respektojnë urdhrin e saj për t’u zhvendosur nga veriu i Gazës për në pjesën jugore të këtij territori, do të lejohen që të kthehen në shtëpitë e tyre pasi lufta të mbarojë.

Por, Egjipti nuk është qetësuar nga kjo deklaratë.

El-Sissi deklaroi se luftimet mund të zgjasin me vite nëse Izraeli argumenton se nuk i ka shtypur mjaftueshëm militantët. Ai ka propozuar që Izraeli të strehojë palestinezët në Shkretëtirën e tij Negev, që gjendet në kufi me Rripin e Gazës, derisa të përfundojnë operacionet ushtarake izraelite.

“Mungesa e qartësisë nga Izraeli sa i përket synimeve të tij në Gazë dhe evakuimin e popullatës së këtij territori është problematike”, tha Riccardo Fabiani, drejtor për projektin e Afrikës Veriore në Grupin ndërkombëtar të Krizave. “Ky konfuzion nxit frikë në rajon”.

Egjipti ka kërkuar që Izraeli të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë dhe të mërkurën Izraeli u pajtua, por nuk tha se kur mund të nisë dërgimi i ndihmave. Sipas Kombeve të Bashkuara, Egjipti – që po përballet me krizë ekonomike – veçse ka pranuar afër 9 milionë refugjatë dhe migrantë, përfshirë edhe afër 300.000 sudanezë që arritën këtë vit në shtet pasi u largua nga lufta në shtetin e tyre.

Por, shtetet arabe dhe shumë palestinezë po ashtu dyshojnë se Izraeli mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të bërë ndryshime të përhershme të demografisë, që do të shkatërronin kërkesat palestineze për shtetësi në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, që po ashtu u pushtua nga Izraeli më 1967.

El-Sissi përsëriti paralajmërimet të mërkurën se një eksod nga Gaza synonte “eliminimin e kauzës palestineze... që është kauza më e rëndësishme e rajonit tonë”. Ai argumentoi se nëse një shtet palestinez i çmilitarizuar do të krijohej kohë më parë përmes negociatave, tani nuk do të kishte luftë.

“I gjithë precedenti historik tregon faktin se kur palestinezët detyrohen të largohen nga territori palestinez, ata nuk lejohen të kthehen”, tha H.A. Hellyer, hulumtues në institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie Endowment. “Egjipti nuk dëshiron të jetë bashkëfajtor në spastrimin etnik në Gazë”.

Frika e shteteve arabe është rritur gjatë kohës së qeverisjes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe partnerëve të tij të koalicionit nga krahu i djathtë, të cilët flasin në terma pozitivë për largimin e palestinezëve. Që nga sulmet e Hamasit, retorika është bërë më pak e frenueshme, me disa politikanë të krahut të djathtë dhe analistë që i kanë bërë thirrje ushtrisë të shkatërrojnë Gazën dhe të dëbojnë banorët e saj. Një ligjvënës ka thënë se Izraeli duhet të kryejë “një Nakba të re” në Gazë.

Në të njëjtën kohë, Egjipti ka thënë se një eksod masiv nga Gaza do të sillte në tokën e tij militantët e Hamasit apo të grupeve të tjera militante palestineze. Kjo do të mund të destabilizonte Sinain, ku ushtria e Egjiptit për vite të tëra ka luftuar kundër militantët islamikë dhe po ashtu ka akuzuar Hamasin se i mbështet ata.

Egjipti ka mbështetur Izraelin në bllokimin e Gazës që kur Hamasi mori kontrollin e territorit më 2007, duke kontrolluar të gjitha dërgesat e mallrave dhe hyrje/daljen e njerëzve në këtë territorin. Po ashtu ka shkatërruar rrjete të tuneleve nën kufi, që Hamasi dhe palestinezët e tjerë përdornin për të kontrabanduar mallra në Gazë.

Me kryengritjen në Sinai gjerësisht të shtypur, “Kajro nuk dëshiron të ketë një problem të ri të sigurisë në këtë rajon problematik”, tha Fabiani.

El-Sissi paralajmëroi edhe për një skenar edhe më destabilizues: prishjen e marrëveshjes së paqes Egjipt-Izrael të arritur më 1979. Ai tha se me praninë e militantëve palestinezë, Sinai “do të bëhej bazë për nisjen e sulmeve ndaj Izraelit. Izraeli më pas do të kishte të drejtë të mbrojë veten... dhe do të sulmonte territorin e Egjiptit”.

“Paqja që ne kemi arritur do të zhdukej nga duart tona”, tha ai, duke shtuar se e gjithë kjo do të bëhej “vetëm për hir të idesë për eliminimin e kauzës palestineze”./REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës