Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë!
Ajo u shpreh se kishte dalë në protestë si qytetare dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt figura politike, por për të ngritur shqetësime që, sipas saj, prekin qytetarët në përgjithësi dhe veriun e Shqipërisë në veçanti.
5 Qershor 2026, 20:25Nga E. D
Murgesha
TIRANË- Një murgeshë katolike mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale dhe shëndetësore në zonat veriore të vendit. Ajo u shpreh se kishte dalë në protestë si qytetare dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt figura politike, por për të ngritur shqetësime që, sipas saj, prekin qytetarët në përgjithësi dhe veriun e Shqipërisë në veçanti.
"Mirëmbrëma të gjithëve, jam një murgeshë Katolike. Së pari jam këtu si një qytetare. Kur po vija këtu po mendoja se çfarë të them. Nuk jam këtu t'i jap mesazh Ramës dhe Berishë, por të gjithë atyre që mbartin emri politikan. Kemi ardhur me dy pankarta që dëshiroj t’i ndaj me ju. E para: Sot, në këto ditë, shpresa po lulëzon, sepse shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë. Pankarta e dytë thotë: Nuk jemi mirë, nëse nuk jemi mirë të gjithë. Lutja që i bëj Zotit është faleminderit Zot që prindërit e mi nuk sëmuren sepse në veri të bie një sëmundje ne jemi përtokë. Veriu i Shqipërisë krenohet me disa investime të pakta, si Rruga e Kombit dhe disa fshatra turistikë, por kjo është një turp. Nuk mjafton që ne të kënaqemi me kaq në 36 vite”, tha Murgesha./Dosja.al