12 Nëntor 2022, 14:56
Nga a.l
kontrolle ne dalje te Vlores
VLORË- Policia ka marrë masa në disa akse rrugore lidhur me protestën e pasdites së sotme qëështë organizuar nga PD dhe pjesëmarrës do të jetë edhe Partia e Lirisë. Mësohet se kontrolle të shumta janë duke u kryer në dalje të qytetit të Vlorës dhe autostradën Vlorë-Levan. Janë ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të Tiranës dhe dalje të qyteteve të tjera nga pritet që të nisen protesuesit për t'iu bashkuar protestës së orës 16:00. Mbi 1200 efektivë, agjentë të FNSh, Shqiponja, dhe agjentë civilë do të monitorojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Jemi vetëm 55 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën./ Dosja.al
protesta e opozites 12 nentor 2022
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:10
a.l
pankarta nga protesta e shqiptareve ne Angli
ANGLI- Shqiptarët që protesuan sot të veshur kuq e zi në Angli pranë parlamentit brit...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:10
A.B
Policia
TIRANË- Dy vëllezër turq janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Utku Kaya, 41 vjeç dhe Kabilay Kaya, 46 vj...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:03
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Bashkëpuntori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Nuredin Dumani, ka dalë nga ambjentet e burgut dhe n&...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:59
A.B
Mjeku
BRITANI- Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjith&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:59
A.B e.k
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e arrestit me burg pë...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:24
a.l
operacioni i koduar "phones 4"
TIRANË- Emiljano Gora 45-vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:31
d.a.
Protesta ne Londer
BRITANI- Është duke vijuar protesta e shqiptarëve në kryeqyteti britanik ku turma e mbledhur kanë shkuar pran&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:19
A.B
Ndertesa
TIRANË- Pronat në shitje tërheqin vëmendjen e shumë qytetarëve sidomos nëse kanë një pamje të bu...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:11
e.k
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 minuta në afë...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 12:59
e.k
Policia Kurbin
KURBIN- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për akuzën e vjedhjes në r...