Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi ka në zotërimin e saj, të cilat nuk është në gjendje që t'i justifikojë.
TIRANË- Pas zbulimit të 550 mijë euro në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim pasuror për Alda Klosin, e cila ndodhet në burg pasi akuzohet për: "Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”. Gazetarit Elton Qyno shkruan në "Ora News” se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, duke i kaluar tek persona të tretë.
Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi ka në zotërimin e saj, të cilat nuk është në gjendje që t'i justifikojë. Tani hetuesit duan të zbulojnë se kush është është burimi real i parave që u gjetën në banesën e pastrueses Dobi, e cila pretendohet se i kishte vjedhur nga Alda Klosi.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al
Dan Hutra TIRANË- Dan Hutra, një javë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër-Kamëz, p...
Dan Hutra TIRANË- Motra e Dan Hutrës, autorit të masakrës së Paskuqanit, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiran&...
Policia greke GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i pengmarrjes së një marokeneje në Greqi nga i dashuri i saj shtetas s...
Dan Hutra TIRANË- Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia mes të vëllait që kreu masakrën e Pasku...
Dan Hutra TIRANË- Motra e Dan Hutrës, Asija ka treguar se ndjehet e frikësuar për jetën e saj, pasi ka dëgjuar që në...
Foto Ilustruese TIRANË- Një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë ditën e sotme. Sipas të dhënave të para,&...
Dan Hutra TIRANË- Motra e Dan Hutrës, personit që kreu masakrën e Paskuqanit pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera e ka cil&e...
Foto Ilustruese, policia FIER- Arinarda Asllani, nënë e tre fëmijëve u vu në pranga sot pasi qëlloi me thikë bashkë...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar ndryshimet e çmimit të karburanteve pas mbledhjes së 8 marsit. &Ccedi...
Fierza TIRANË- Përpjekjet disavjeçare për ta ndalur ndotjen, nuk ia kanë dalë që ta shpëtojnë liqenin e Fier...