LIVE UPDATES
Aktualitet

Primatët e Kishave Ortodokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Primatët e Kishave Ortodokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa luten për shërimin e tij.

10 Janar 2025, 15:23 Nga N.F
Primatët e Kishave Ortodokse të botës luten për
Primatët e Kishave Orthodhokse

ATHINË- Primatët e Kishave Ortodokse të botës po luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Primatët e Kishave Ortodokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa luten për shërimin e tij.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e tij, Vartholome në letrën e tij drejtuar kryepeshkopit shkruan se lutet për një shërim të shpejtë dhe të plotë të Janullatos. Edhe Patriarku i Jeruzalemit Theofil në letrën e tij ndër të tjera shkruan për shërim të shpejtë dhe rikthimin e kryepeshkopit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën e shenjtë kryepriftërore për të mirën e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe të të gjithë ortodoksëve.

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

Njoftimi i plotë:

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:


"Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që "i shëron të gjitha sëmundjet tona" (Psalmi 102:3). Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin".
8 janar 2025


Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,
Vartholomeu i Konstantinopojës

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:
"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".
Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024
Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,
† Theofili III
Patriarku i Jerusalemit

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:
"Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar, Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.


Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj".
Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,
† DANIELI

Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

 

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025 Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:


"Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t'i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani". Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,


† Danieli
Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

primatët e kishave orthodhokse anastas janullatos

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale