Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.
TIRANË- Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë. Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.
Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.
Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.
Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.
Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.
Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave./Monitor
Momenti i shoqerimit FIER- 6 personat e arrestuar për skemat piramidale qarkun e Fierit kanë dalë para gjykatës ditën e sotme...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit po rritet me ritme të shpejta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave ...
Xheni Karaj TIRANË- Aktivistja nga aleanca LGBT+ Xheni Karaj ka bërë një reagim në lidhje me Projektligjin “Për Ba...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapj...
Pallati i Kongreseve Një nga godinat ikonike të kryeqytetit, “Pallati i Kongreseve”, do t’i nënshtrohet një procesi g...
Moti TIRANË- Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&eu...
Leonard Farruku LONDËR- Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura në lidhje me shëndetin mendor të ...
GRAMSH- Fiks Fare vijoi të denoncojë situatën e paralajmëruar të zjarreve gjatë verës në Shqipëri, ku qindra kilo...
foto nga emisioni TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur disa denoncime për paza...
foto ilustruese TIRANË- Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, është vënë në pranga mbrëmjen e so...