LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Shteti bën bilancin: 122 të arrestuar dhe 28 operacione të finalizuara gjatë javës

Gjithsej janë finalizuar 28 operacione ku është arritur të shkatërrohen 2 ambjente me lëndë narkotike si dhe janë sekuestruar mbi 20 kg drogë e llojeve të ndryshme.

10 Korrik 2022, 10:49 Nga d.a.
Policia e Shteti bën bilancin: 122 të arrestuar dhe 28 operacione
policia e shtetit

TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e javës ku ndër 491 persona, 122 janë arrestuar, 346 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Gjithsej janë finalizuar 28 operacione ku është arritur të shkatërrohen 2 ambjente me lëndë narkotike si dhe janë sekuestruar mbi 20 kg drogë e llojeve të ndryshme.

Nndërkohë në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 granata, 4 thika, dorezë, shkop bejsbolli, shufër metalike dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në një javë!

Përkushtim dhe punë profesionale nga të gjitha strukturat e Policisë, në të gjithë vendin. Dhjetëra operacione të zhvilluara, bashkëpunime me partnerët ndërkombëtarë, kontrolle dhe monitorime në çdo skaj të territorit, me qëllimin e vetëm, luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni kriminal, në çfarëdo forme të shfaqjes së tij.

Vijon puna, nga të gjitha strukturat e Policisë, në çdo skaj të vendit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë dhe të qetë. Gjatë kësaj jave ka nisur patrullimi intensiv nga shërbimet e Policisë, në plazhe, si dhe është finalizuar operacioni policor “Bregdeti i lirë”, si rezultat i të cilit u liruan hapësira publike në zonën e Porto Romanos, të zëna në mënyrë të kundërligjshme, me 400 komplete me çadra dhe shezlongë. Po në këtë kuadër, Policia Kufitare e Shëngjinit u erdhi në ndihmë 7 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat homologe, në kuadër të operacioneve “Double” dhe “Member”, u vunë në pranga 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit “Chasing”, pas disa minutash ndjekjeje nga Policia e Vlorës, u kap dhe u vu në pranga Ani Begaj, i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, si dhe u arrestua 26-vjeçari që e shoqëronte dhe e ruante me armë.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 491 shtetas, nga këta: 122 janë arrestuar, 346 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 45 persona në kërkim, nga të cilët: 40 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 28 operacione policore, të koduara: “Double”, “Member”, “Room”, "Flagranca", "Stacioni i fundit", "Kantieri", "Circle", "Tufina", "Phones, "Snare", "Shëtitësit", “Kroi i Madh”, “Bregdeti i lirë”, “Action”, "Over”, "Silence", "Chasing”, "Vilza", "Kudhësi", "Road Guard 30", "Loading", “Linja”, “Gimaj”, "Corner", "Grizë", "Informaliteti", “Basti i fundit" dhe "Perimetri 180".

• Operacioni “Grizë” / Fier - Zbulohen dhe shkatërrohen 2 ambiente me lëndë narkotike; sekuestrohen 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabis, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje dhe 391 fishekë luftarak; vihen 2 shtetas në pranga, shpallen në kërkim 2 të tjerë;

• Operacioni “Gimaj” / Shkodër - Kultivonin kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas; Sekuestrohen dhe asgjësohen bimët narkotike, sekuestohen edhe një armë zjarri automatik dhe municion luftarak;

• Operacioni “Kroi i Madh”/ Krujë- Sekuestrohen rreth 3.7 kg kanabis në formë boçeje dhe bimë kanabisi të kultivuara; vihen në pranga 2 shtetas;

• Operacioni “Linja” / Lezhë – Drogë e përpunuar si çokollatë, nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobus; bllokohet autobusi; sekuestrohen 15 pako me kanabis në formë çokollate; vihet në pranga drejtuesi i autobusit;

• Operacioni “Tufina” / Tiranë - Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm, për një sërë shërbimesh publike, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit;

• Operacioni “Flagranca” / Tiranë - Sekuestrohen 3 armë zjarri, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi; vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht një tjetër.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe heroinë, fara, fidanë dhe bimë kanabis, 2 peshore elektronike, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, dylbi, 7 automjete dhe 30 aparate celulare.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 granata, 4 thika, dorezë, shkop bejsbolli, shufër metalike dhe municion luftarak.

•Janë goditur 3 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 49 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 26 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 20 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi, në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 415 leje drejtimi, nga të cilat: 300 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 28 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 15.469 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukses të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet me teknologjinë bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 11 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 13 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të vijuar operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet