All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Mësohet se në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik janë pezulluar 95 leje drejtimi për shkak se kanë udhëtuar me shpejtësi mbi normën e lejuar.

21 Maj 2022, 16:22 Nga DOSJA
Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e gjobave të vendosurra. Mësohet se në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik janë pezulluar 95 leje drejtimi për shkak se kanë udhëtuar me shpejtësi mbi normën e lejuar. Gjithashtu janë vënë mbi 500 gjoba për shkelje të rregullave të drejtimit. 

 

Njoftimi i Policisë:

Siguria rrugore/Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit të automjeteve, në të gjthë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Makina inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, i cilësuar si aks me risk për përfshirje në ngjarje rrugore. Shpejtësi të papranueshme në Rrugën e Kombit, deri në 218 km/h, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte akoma i lartë. Ndërsa në aksin Milot-Rubik e anasjelltas, në orët e mbrëmjes janë konstatuar shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h, në një aks pa ndriçim, në të cilin po kryhen punime nga enti pronar i rrugëve. Si rezultat i skanimit të automjeteve me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot:

٠janë pezulluar 78 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h; janë pezulluar 17 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h në aksin Milot-Rubik, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h;

٠janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;

٠janë evidentuar 59 drejtues automjetesh në shkelje të dyfishtë - krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit;

٠janë evidentuar 53 drejtues të tjerë mjetesh në shkelje të dyfishtë - krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit;

٠janë evidentuar 81 drejtues mjetesh në shkelje të trefishtë - krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit.

Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 16 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë ditës së sotme, makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor

(I.,A/dosja.al)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës