LIVE UPDATES
Aktualitet

'Plumbi i Artë'/ Dumani, Hoxhaj dhe Palushi lihen në burg, 2 s'kanë avokat, ngatërrohet i dënuari

Sot do njihen me masat e sigurisë personat e arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë'. Një prej të arrestuarve nuk ishte ai që u paraqit sot në gjykatë, por një qytetar tjetër i cili mbahet ne burgun e Shën Kollit. Personat kanë pasur të njëjtët gjeneralitete, vetëm me ndryshim emrin e babait.

21 Maj 2022, 14:26 Nga DOSJA

 

'Plumbi i Artë'/ Dumani, Hoxhaj dhe Palushi lihen në burg, 2
Nuredin Dumani, Talo Cela

TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Posaçme. 17 akuza rëndojnë ndaj Dumanit, i cili mësoi masën e sigurisë në ambientet e spitalit, aty ku ndodhet që pas ndalimit të tij, pasi ishte i plagosur. 7 akuza rëndojnë ndaj Hoxhajt, i njohur si 'ushtari' i Dumanit, i cili u bë bashkëpuntori i drejtësisë. Ish-shefi i krimeve në Lezhë, Leonard Palushi u la në arrest me burg, mirëpo ai mohoi akuzat duke u shprehur se ka kryer vetëm detyrën e tij, madje tha se ka bërë më shumë seç duhet. Avokati i Palushit, kërkoi gjatë seancës mbrojtje për familjen e ish-shefit të krimeve, duke prentenduar se ata ndihen të kërcënuar. 

Seancat gjyqësore vijuan edhe për të arrestuarit e tjerë, mirëpo disa prej tyre hasën në probleme. 

Florian Çekrezi dhe Asllan Plaku, nuk u mbrojtën nga një avokat pasi treguan se nuk kishin para për t'a përballuar një të tillë. Nuk munguan gafat në këto seanca. Ajo lidhet me Ilirian Feçin, i arrestuar gjatë operacionit 'Plumbi i Artë'. Feçi nuk ishte ai që u paraqit sot në gjykatë, por një qytetar tjetër i cili mbahet ne burgun e Shën Kollit. Personat kanë pasur të njëjtët gjeneralitete, vetëm me ndryshim emrin e babait. I dënuari duhet të vinte nga burgu i Shën Kollit ndërkohë që është sjellë person tjetër nga Burgu 313 në Tiranë. Pasi kanë mësuar këtë fakt, gjykatësit kanë urdhëruar kthimin e personit të ngatërruar në ambientet e burgut dhe marrjen e Ilirjan Feçit.

Besjan Xhixha ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar. Xhixha gjatë seancës ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka deklaruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.  Xhixha tha se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi:

-14 të akuzuarit që janë në arrati
-Ervis Martinaj
-Florenc Çapja
-Talo Çela
-Eljo (Ervis) Bitri
-Festim Qoli
-Alban Bengasi
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
-Agron (Kamber) Mehja
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Agim Gjini
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
-Abedin Mama (Dine Çami)

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg”  të arrestuar gjatë operacionit (me të cilat njihen sot)
1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe ushtarit të tij, Henrik Hoxhaj për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dy të penduarit e drejtësisë me ato që kanë thënë kanë goditur 8 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin. Disa prej tyre nisin që nga viti 2011 deri së fundmi, më 29 mars, ditë kur Nuredin Dumani u vu në prangat e Policisë së Shtetit. Në rrëfimet e tij, Dumani ka zbuluar shumat marramendëse që jepnin bossat e krimit në Shqipëri për të hequr qafe personat që i prishin punë.

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet