LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po gjyshen do ma ngecësh mua?”, vajza i kërkon përgjigje nënës: Je në shtëpinë time

Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.

29 Maj 2022, 22:53 Nga DOSJA
“Po gjyshen do ma ngecësh mua?”, vajza i kërkon
Vajza dhe nena

TIRANË- Prej një muaji që kujdeset për gjyshen e paralizuar, Kristina thotë në “Shihemi në Gjyq” se nuk mundet ta përballojë situatën sepse ka dhe djalin e saj 5 vjeç për të rritur. Nëna e saj, Esmeralda thotë se nuk e hedh dot nënën e saj mes rrugëve sepse fëmijët e tjerë i kanë kthyer shpinën. Përplasja mes nënë e bijë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan fillon të përfshijë edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.

Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina:  Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina:  Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua,  nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull?  Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani:  Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani:  Pse nuk shpreson?

Kristina:  As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina:  Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty.  Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde  ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani:  Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina:  Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë  shtëpi.

Eni Çobani:  Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina:  Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është  e imja.

Kristina:  Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina:  Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina:  Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam  unë që po jetoj në atë shtëpi?

Kristina:  Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?

Marrë nga Tvklan

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!