LIVE UPDATES
Aktualitet

Plani për vrasjen e Beharit, SPAK nis hetim pasuror për vëllezërit Pashaj: Nga fajdet, këmbimi valutor, tek blerja e ullishtës me 403 mln lekë

Për pasurinë e dyshimtë të vëllezërve fierakë, në periudhën 2018-2020, prokuroria e Fierit ka kryer verifikime për pastrim parash, duke e konkretizuar ëështjen me një kërkesë për pushim në gjykatën e qytetit.

29 Qershor 2023, 14:01 Nga k.m.
Plani për vrasjen e Beharit, SPAK nis hetim pasuror për
Henrik Hoxhaj dhe Aredin Behari

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK, paralel me hetimin për tentativën e vrasjes së biznesmenit të hidrokarbureve Aredin Behari, ka çelur një dosje të dytë, duke kryer veprime hetimore për pasurinë e dy vëllezërve, Albert dhe Ardian Pashaj. Të dy vëllezërit njihet në Fier që kanë ushtruar aktivitetin e fajdeve, këmbimit valuator, lojrave të fatit dhe blerjen e pasurive të paluajtshme me shuma deri në 403 milion lekë.

“Ora News” ka siguruar një listë të pronave dhe aseteve financiare të dy vëllezërve Pashaj, të cilat tashmë janë bërë objekt i hetimit nga SPAK.

Për pasurinë e dyshimtë të vëllezërve fierakë, në periudhën 2018-2020, prokuroria e Fierit ka kryer verifikime për pastrim parash, duke e konkretizuar ëështjen me një kërkesë për pushim në gjykatën e qytetit.

Shkak i për këtë vendim është bërë një përgjigje e mbëritur nga “Interpol Tirana”, se ndaj dy vëllezërve Pashaj, nuk kishte asnjë rekord kriminal si jashtë dhe brenda vendit. Aq më tepër që asnjë agjensi e huaj nuk kishte shpallur në kërkim, asnjërin prej vëllezërve Pashaj. Për shkak të biografisë të mirë në aspektin e veprimtarisë kriminale, prokuroria dhe gjykata e Fierit në Janar 2020, vendosën pushimin e ndjekjes penalë për pastrim parash ndaj dy vëllezërve. Sipas hetimeve të asaj kohe,Ardian Pashaj, disponon të kenë marë borxh shuma të konsiderueshme euro tek persona të tretë. Ndërsa vëllai tjetër Albert Pashaj, kishte hapur prej janarit 2017 një llogari bankare, duke marë një qira mujore prej 1 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë nga të dhënat që janë siguruar nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka rezultuar se Ardian Pashaj, ka ne pronësi automjetin me targë AA202EX, autoveture ML. Ndërsa Albert Pashaj ka pasur një autoveturë Benz ML me targë AA 126 KS. Sipas dokumentacionit të siguruar, Ardian Pashaj, ka patur të regjistruar nje aktivitet tregtar me objekt "Lojra fati", të cilin e ka rregjistruar në 8 prill 2008 dhe ç’regjistruar në Maj 2010. Ndërsa Albert Pashaj person i arrestuar nga SPAK si financues i vrasjes së Aredin Behari, ka patur të rregjistruar një “Bar-Kafe” në Fier.

Gjithashtu ka hetimi ka dalë se Ardian Pashaj ka marrë hua shumat 150.000 euro dhe 80.000 dollarë, nëpërmjet kontratave noteriale. Njëherësh hetimi ka provuar se Ardiani, ka kaluar një shumë financiare prej 7.5 milion lekë të vjetra në llogarinë e shtetases Eda Po keshtu, ky shtotan ka kaluar llogarine e shtetases Eda Lluci.Gjatë marjes në pyetje në fazën e hetimit për pastrim parash, Ardian Pashaj, ka deklaruar se aktualisht merret me bujqësi dhe frutikulturë. Ndërkohë është aksioner dhe në shoqërinë e hidrokarbureve "Gerondi" sh.a. Pashaj ka rëfyer se është bërë aksioner i kësaj shoqerie ne vitin 2012, kur ka blerë 40 për qind të aksioneve të saj.

Pasi është bërë aksioner, ai shton se e ka rimëkëmbur kompaninë, duke qënë se biznesi ka qënë në prag të falimentimit. Por sipas Ardian Pashaj, ai ka patur disa konflikte me aksionerët e tjerë të shoqërisë dhe për këtë shkak, ndodhet në disa procese gjyqësore civile me ta.
Ardiani, ka rëfyer në prokurori, se në vitin 1991 ka shkuar si emigrant në Greqi, ku ka kryer punë të ndryshme dhe ka qëndruar deri në vitin 1995. Në këtë vit eshte kthyer në Shqipëri, duke u marë me kambizëm dhe këtë aktivitet e ka ushtruar për disa vite, duke nxjerrë shumë të ardhura.
Por gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar dhe aktivitetin e lojrave të fatit, për të cilin nuk ka qënë i regjistruar. Ndërkohë që e ka formalizuar këtë aktivitet në vitin 2008, duke u pajisur me licensën përkatëse.

Hetimi i prokurorisë së Fierit ka zbuluar dhe një kontratë noteriale për blerjen e një sipërfaqe toke 5600 m2 në Durrës, me vlerën prej 403 milion lekë të vjetra. Për këtë fakt është pyetur Ardjan Pashaj, i cila ka treguar se:

“…pronën e kam blerë në shumën 800,000 lekë, por pas rivieresimit, ajo ka patur vlerën 40,320,000 lekë dhe është kjo arsyeja që kontrata mban shifrën prej 8 milion lekë të vjetra. Shumën prej 800,000 lekësh, unë e kam derdhur në llogari të vajzës së Dedush Lluci, shtetases Eda Lluci. Të ardhurat për blerjen e kësaj prone janë siguruar nga puna në emigracion, kambizmi dhe aktiviteti privat me lojrat e fatit, si dhe disa hua te marra nga persona të ndryshem…."

Ndërsa kur është marë në pyetje vëllai tjetër Albert Pashaj, ka pohuar se pas viteve 1990, ai ka shkuar në emigracion në Greqi dhe më pas në Itali.

“…Aty ka kryer punë të ndryshme, pa dokumenta. Në vitin 1997-1998, kam hapur një lokal në qytetin e Patosit, duke zhvilluar aktivitetin “Bar-Kafe”. Ndërsa më vonë kam hapur dhe një aktivitet të lojrave të fatit. Nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti tregtar, kam blerë një apartament në Tiranë, të cilin e kam përshtatur si lokal dhe e kam dhënë me qira, që nga viti 2003 e në vazhdim, në vlerën 1,150,000 lekë në muaj…”.

1. Apartament me sip.43 m2 në emër të Albert Pashaj.
2. Njësi shërbimi sip.33 m2 në Patos në emër të Albert Pashaj.
3. Apartament me sip.70 m2 në Pastos në emër të Albert dhe Ardian Pashaj.
4. Truall me sip.200 m2 në emër të Ardian dhe Enkelejda Pashaj.
5. Ndërtesë me sip.200 m2 në emër të Ardian dhe Enkelejda blerë kundrejt 32 milion lekëve.
6. Truall me sip.298 m2 dhe ndërtese me disa shënime për konflikte gjyqësore.
7. Tokë arë me sip.1653 m2 në emër të Ardian Pashaj blerë 11 mln lekë
8. Tokë Ullishte me sip 5600 m2 në emër të Ardian Pashaj blerë në vlerë 403 milion lekë.
9. Biznes i lojrave të fatit në emër të Ardian dhe Albert Pashaj
10. Biznes exchange në emër të Ardian Pashaj
11. Kontrata huaje të shumave financiare
12. Biznes në Bar-Kafe./OraNews

aredin behari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet