LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, arrestohet në Tiranë një nga shokët e autorëve

I riu pas plagosjes së ndodhur pasditen e 25 prillit në Pogradec, përkrahu Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin, duke mos e kallëzuar krimin në Polici. Mbi të dhe 5 persona të tjerë, rëndojnë veprat penale: "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

19 Maj 2022, 09:49 Nga DOSJA
Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, arrestohet në
Johan Muçllari

TIRANË- Arrestohet një nga shokët e autorëve të plagosjes së Johan Muçllarit disa javë më parë në Pogradec. Në kuadër të operacionit "Gjurmimi", në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar, i identifikuar me iniciale B.B., edhe ky banues në Pogradec. Mendohet se i riu pas plagosjes së ndodhur pasditen e 25 prillit në Pogradec, përkrahu Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin, duke mos e kallëzuar krimin në Polici. Mbi të dhe 5 persona të tjerë, rëndojnë veprat penale: "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 25 prillit, por Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës. Por ky nuk është atentati i parë që kryhet ndaj familjes Muçllari! Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin akuzohen se janë personat që kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshi ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Cila është arsyeja e këtyre sulmeve të njëpasnjëshme?

Gjithçka ka nisur pasi autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Edhe në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ia doli që të mbijetonte. Vetë biznemseni ka bërë shumë herë thirrje publikisht dhe ka kërkuar që të ndihmohet nga shteti, por ngjarjet e njëpasnjëshme tregojnë se nga vdekja i ka shpëtuar fati. E mesa duket ndjenja e hakmarrjes është transmetuar edhe tek fëmijët e tyre. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmimi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Përkrahu autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 25.04.2022, në Pogradec, dhe nuk kallëzoi krimin në organet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Gjurmimi".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: - B. B., 33 vjeç banues në Pogradec. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit". Shtetasi B. B., së bashku me 5 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë), nuk kanë kallëzuar në Polici, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, dhe kanë përkrahur autorët e krimit, shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, të cilët gjatë një konflikti, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet