LIVE UPDATES
Aktualitet

"Peshkatarët nuk i kanë hequr strukturat e peshkimit!" VOA: Dëmtimi i ekosistemit natyror të Liqenit të Shkodrës

Ndërhyrja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Liqenin e Shkodrës vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ekspertëve për dëmtimet që ka pësuar ndër vite ekosistemi i Liqenit të Shkodrës në pjesën shqiptare, kjo për shkak të ndërhyrjeve të jashtëligjshme.

10 Mars 2025, 18:47 Nga M.B
"Peshkatarët nuk i kanë hequr strukturat e peshkimit!" VOA:
Foto ilustruese

SHKODRA- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ( IKMT ) ka nisur një operacion të gjërë në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës dhe në Lumin Buna për heqjen e strukturave të jashtëligjshme, që prej vitesh dëmtojnë ekosistemin e tyre natyror. Liqeni i përbashkët i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vlerësohet si më i madhi në Ballkan, me rëndësi të veçantë për ekosistemin natyror, vlerat turistike dhe shumëllojshmërinë e shpendëve dhe peshqve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, gjatë 30 viteve të fundit, një numër organizatash të huaja, kanë financuar projekte për mbrojtjen e ekosistemit të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i vogël.

Ndërhyrja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Liqenin e Shkodrës vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme të ekspertëve për dëmtimet që ka pësuar ndër vite ekosistemi i Liqenit të Shkodrës në pjesën shqiptare, kjo për shkak të ndërhyrjeve të jashtëligjshme. Përgjatë viteve, peshkatarët kanë ndërtuar, në të dy anët e brigjeve të liqenit, një gardh që pengon komunikimin e liqenit me Lumin Buna dhe, më tej, me detin Adriatik.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar ndërhyrjen në të gjithë sipërfaqen eLiqenit të Shkodrës për të lëvizur të gjitha strukturat e peshkimit, që janë të vendosura në Liqenin e Shkodrës si dhe të Dajlanit, i cili është i vendosur në të gjithë gjërësinë e shtratit të Lumit Buna.Që nga viti i kaluar, nuk janë të pajisur nga autoritetet përkatëse dhe, në këto kushte, po bëhet ndërhyrja pasi ato janë të paligjshme”.

Edhe tre vite më parë, Bashkia e Shkodrës është përpjekur të heq nga liqeni këto struktura të jashtëligjshme, por pa arritur, për shkak të mungesës së mjeteve të përshtatshme. Sipas ekspertëve, ndërtimi i këtyre strukturave nga peshkatarët e zonës, si dhe shumë ndërtimeve të tjera përgjatë brigjeve të liqenit, kanë dëmtuar rëndë ekosistemin natyror të liqenit si në pjesën shqiptare, ashtu edhe atë të Malit të Zi.

“Vitet e fundit, siç duket peshkatarët nuk i kanë hequr strukturat e peshkimit të vendosura në liqen. I kanë lënë vazhdimisht duke bërë një pritë shumë të madhe, duke ndaluar lëvizjen e peshqve nga deti për në brendësi të liqenit dhe e kundërta. Njëkohësisht kanë zënë edhe peshqit me madhësi të vogël, gjë që nuk lejohet”.

Liqeni i Shkodrës, me një gjatësi prej 45 kilometrash, përbën një pasuri të rëndësishme për të gjithë rajonin si nga ana ekonomike, ekoturistike dhe ekologjike. Për këtë, në vitin 2005 është shpallur si Zonë e Mbrojtur Ramsar me rëndësi ndërkombëtare.

Liqeni ka 45 lloje peshqish dhe 40 lloje shpendësh ujorë, disa prej të cilëve të rrallë. Për shkak të rëndësisë së tij, përgjatë viteve, një numër organizatash të huaja, përfshirë Bankën Botërore dhe Agjencinë Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ) kanë financuar me dhjetëra programe dhe projekte për mbrojtjen e vlerave natyrore të Liqenit të përbashkët të Shkodrës, por efektiviteti i tyre ka qenë i pakët, kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe keqmenaxhimit.

“ Vitet e fundit ka ndryshuar situata e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, kjo për shkak të dyndjeve të mëdha në brigjet e liqenit gjatë viteve të demokracisë, ku një pjesë e njerëzve kaluan në sektorin e peshkimit. Kuptohet, pa njohuri fillestare, duke gjuajtur në forma të ndaluara, me mënyra të dëmshme dhe në periudha dhe vende të ndaluara për gjuetinë e peshkut. Kjo bëri që resurset peshkore të zvogëlohen mjaft duke e kthyer Liqenin e Shkodrës në amortizator të problemeve sociale”.

Ekspertët thonë se, megjithëse ekosistemi i Liqenit të Shkodrës është i njëjtë, ai nuk ka të njëjtin vlerësim në të dy anët e tij, në pjesën shqiptare dhe atë të Malit të Zi. Ndërsa në fillim të vitit 2022 qeveria shqiptare e shpalli pjesën shqiptare të liqenit “Rezervat Natyror i Menaxhuar”, pjesa malazeze prej shumë vitesh mban statusin e “Parkut Kombëtar”./ VOA

shkodra

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë