LIVE UPDATES
Aktualitet

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër.

2 Shkurt 2026, 14:45 Nga E.d
Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të
Foto ilustruse

Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër. Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër.

Tranzicioni me karbon të ulët po riformëson ekonomitë në të gjithë fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore. Ndërsa sistemet e energjisë ndryshojnë, industritë po përshtaten dhe komunitetet po përjetojnë ndryshime të thella në punë.

Raporti i Fondacionit Europian të Trajnimit “Fuqizimi i Tranzicionit të Drejtë në Fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore” për 25 vende, mes tyre edhe Ballkani Perëndimor, vlerëson se Shqipëria nuk është as në fazat e para të përgatitjes dhe në këtë mënyrë rrezikon t’i lërë punëtorët dhe komunitetet të papërgatitura për tranzicionin.

Shqipëria rezulton pozitivisht vetëm në dy kriteret e para, që lidhen me njohjen e përgjithshme të ndikimeve sociale dhe të punësimit nga ndryshimet klimatike dhe me përmendjen e nevojave të reja apo në ndryshim të fuqisë punëtore për shkak të tranzicionit të gjelbër.

Dokumentet strategjike shqiptare e pranojnë në parim se tranzicioni klimatik ka pasoja sociale dhe kërkon përshtatje të tregut të punës, por nuk ka asnjë planifikim dhe zbatim praktik.

Në pothuajse të gjitha kriteret e tjera, Shqipëria vlerësohet negativisht. Analiza tregon se Shqipëria nuk i referohet nevojës për rikualifikim apo përmirësim aftësish të punëtorëve në sektorët që preken nga tranzicioni i gjelbër, nuk e trajton rolin e arsimit dhe zhvillimit të aftësive si instrument për parashikimin e nevojave të tregut të punës dhe nuk identifikon grupe specifike që kanë nevojë për mbështetje të synuar, si të rinjtë, gratë, migrantët apo personat me aftësi të kufizuara.

Tranzicioni i gjelbër në dokumentet shqiptare konceptohet kryesisht si një proces mjedisor dhe teknik, jo si një transformim socio-ekonomik. Gjithashtu Shqipëria nuk parashikon as buxhete konkrete apo angazhime financiare për investime në aftësi dhe trajnime në kuadër të tranzicionit të gjelbër, as role të qarta institucionale për ministritë apo agjencitë përgjegjëse.

ETF vë në dukje se nuk ka një arkitekturë politike dhe institucionale që ta lidhë tranzicionin klimatik me zhvillimin e kapitalit njerëzor. Në krahasim me vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, që shfaqin më shumë elemente pozitive ose pjesërisht të përfshira, Shqipëria del si një nga vendet më pak të përgatitura në aspektin social të tranzicionit të gjelbër./Monitor.al

klimë shqipëria rajon

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë