Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se i moshuari ishte shpallur në kërkim, pasi akuztohet për kultivim të kanabisit dhe vjedhje e energjisë elektrike.
SHKODËR- Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër për kultivim kanabisi. Mësohet se i moshuari ishte shpallur në kërkim, pasi akuztohet për kultivim të kanabisit dhe vjedhje e energjisë elektrike. Në magazinën e 62-vjeçarit, u gjetën 90 bimë kanabisi, të cilat u shkatërruan nga policia.
Njoftimi i Plotë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Megaoperacione paralele në të gjithë qarkun, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon faza e 10-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 62-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të kësaj faze të megaoperacionit. I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave. Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë vijuar intensivisht kërkimet dhe veprime të tjera procedurale dhe hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë megaoperacionit antidrogë të koduar “Qarku”, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të tij.
Si rezultat, në vijim të fazës së 10 të këtij megaoperacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim U. V., 62 vjeç, banues në fshatin Jeran. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj 62-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Më 7 dhjetor të vitit 2022, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, Policia e Shkodrës zbuloi në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të përshtatur nga shtetasit U. V., Gj. V. (shtetas ende në kërkim, vëllai i shtetasit U. V.), F. V. dhe M. V. (bashkëshortet e 2 vëllezërve), për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave. Si rezultat i kësaj faze, u arrestua shtetasja F. V., u proceduan penalisht shtetasja M. V. dhe 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Ishin duke eksploruar zonën/ Policia u vjen në ndihmë 7 turistëve të huaj në Përmet Njoftimi i policisë: Ditën ...
Foto ilustruese Më 1 qershor maturantët iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuh&eum...
Foto ilustruese VLORË- Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fiz...
Tiranë TIRANË- Rreshjet e shiut në Tiranë, e kanë bërë kryeqytetin të duket si Venecia. Në pamjet e publikuara...
foto nga operacioni i policise SHKODËR- Policia ka asgjësuar 73 fidanë kanabis në fshatin Mnelë e Vogël në Vaun e Dej&e...
foto ilustruese TIRANË- Ariana Lleshaj, 31-vjeçe, është vënë në pranga e në kërkim është shpallur...
Dy vellezerit GREQI- Koço Myftari është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e sotëm. Autoritetet grek...
foto ilustruese TIRANË- Kanë mjaftuar reshjet intensive në Tiranë, që rrugët të përmbyteshin. Qytetarët t&eum...
foto ilustruese GREQI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë eur...
Alidon Marqeshi TIRANË- Arrestohet Alidon Marqeshi. Sot, 34-vjeçari është vënë në pranga nga policia e Tiran...