LIVE UPDATES
Aktualitet

Përndiqte vajzën prej 3 vitesh, arrestohet maniaku i dënuar më herët për përdhunim

Vajza kërkon dëshpërimisht ta harroje sa më parë këtë histori të tmerrshme që ka përjetuar, por ky maniak 27 vjeçar duket se nuk ka aspak në mend ta lërë të qetë. Për ta kuptuar më mire se me kë kemi të bëjmë, shkuam të takojmë vajzën e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

19 Maj 2023, 21:45 Nga k.m.
Përndiqte vajzën prej 3 vitesh, arrestohet maniaku i dënuar
Foto ilustruese

Historia e denoncuar në emisionin “Piranja” ka të bëjë me një adoleshente nga një qytet jugor i Shqipërisë. Prej 3 vitesh në makth ajo tregon kalvarin e torturës psikologjike nga ish i dashuri i saj virtual. Kërcënime që bëheshin rregullisht nëpërmjet chateve që i dërgonte. Duke qenë ende e mitur asokohe, vajza nuk guxonte të fliste me njeri, dhe mbyllej edhe më shumë në vetvete duke kaluar në kokë edhe veprime ekstreme. Përndjekësi vazhdon ta shantazhojë pa u ndalur aspak nga lutjet e saj.

Vajza kërkon dëshpërimisht ta harroje sa më parë këtë histori të tmerrshme që ka përjetuar, por ky maniak 27 vjeçar duket se nuk ka aspak në mend ta lërë të qetë. Për ta kuptuar më mire se me kë kemi të bëjmë, shkuam të takojmë vajzën e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Ajo na tregoi me detaje gjithë çfarë ka ndodhur në këto tre vite, që nga momenti i parë i njohjes në Instagram me të riun. Siç ndodh shpesh, në këtë kohë kur rrjetet sociale janë si një pike takimi mes te rinjve, vajza ka nisur të ketë një lloj pëlqimi për të riun, dhjetë vite më të rritur. Pa menduar aspak për pasojat që do të vinin me pas. Sepse fatkeqësisht shumë meshkuj mendojnë se nëse një femër pranon të hyjë në një ambient të mbyllur, atëherë i lind e drejta të abuzojë me të.

Duhet kuptuar gjendja psikologjike e një të miture menjëherë pas abuzimit, mes tmerrit të përjetuar dhe dilemave për të ardhmen. Dhe pikërisht këtu, dhunuesi përfiton. Ai bëhet më i ngrohte dhe i dashur, duke e futur në grackën e një raporti, që për vajzën, në fillim duket si afektiv. Por që në realitet është vazhdimi i abuzimit të sapo nisur. Fatkeqësisht vajza nuk e kupton duke rënë në të tjera gabime...

Dhe këtu, më në fund, vajza e kupton se me çfarë personi ka të bëjë. Pasi e ka përdhunuar, ai kërkon edhe ta mbaje nen kontroll te vazhdueshëm, duke e shantazhuar me video intime. Por videot janë vetëm një pjese e vogël e presioneve qe ai i bënte vajzës. Kohe pas kohe ai e kërcënonte se do ti bënte keq të afërmve të saj.

Vajza e ka takuar disa herë, nën kërcënime dhe presione qe ai ia bënte në çdo orë të ditës. Gjë që shihet edhe në chatet që i dërgon. Ndoshta ky është momenti kur vajza nis të mendojë seriozisht për veten e saj, dhe bindet që t’i japë fund njëherë e mire makthit tre vjeçar. Dhe disa minuta pas kësaj bisede, vajza, merr guximin që ta takoje personin qe i ka nxirë jetën.

Përdhunuesi tregohet i ftohte dhe thuajse indiferent ndaj shpërthimit të vajzës. Duket sikur diçka ka kuptuar. Kjo bindje na shtohet edhe nga mënyra se si kërkon të largohet sa me shpejt, duke shikuar anash, dhe duke vënë dhe kapuçin në kokë. Është momenti që të ndërhyjmë përpara se sa ta humbim nga sytë.

Ndërkohë që në së bashku me vajzën, na mbetet ti drejtohemi policisë, për të denoncuar të gjithë abuzimet e këtij personi, i cili i ka hequr 3 vite nga jeta një te mitur, duke i shkatërruar asaj vitet më të bukura.

Disa ore pas denoncimit të bërë, vajzës i mbërrin ky mesazh në celular. Nga sa shkruan duket një tjetër person, i cili i përgjërohet, duke i numëruar një sërë problemesh qe ka me jetën e tij. Ai lutet që gjithçka te mbyllet aty.

Sepse ndërkohë, policia ka kryer arrestimin e tij, nën akuzën e përndjekjes. Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë, pasi vetëm një vit më parë, ai ka përdhunuar një tjetër 15 vjeçare. Tre ditë më vonë, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për përdhunuesin, i cili shpresojmë se këtë radhë nuk do ta kalojë me disa jave burg si herën e parë./Syri

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës