LIVE UPDATES
Aktualitet

"Përkufizime të paqarta"/ Projektligji për Barazinë Gjinore, KNFSH: Ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor

Shkresa e KNFSH i është dërguar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

10 Tetor 2025, 17:33 Nga E. D
"Përkufizime të paqarta"/ Projektligji për
KNFSH

TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, KNFSH ka njoftuar sot se ka dërguar një shkresë lidhur me shqetësimet për projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”. Konkretisht shkresa e KNFSH i është dërguar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Këshilli Ndërfetar shkruan se sipas analizës së tyre disa prej dispozitave të këtij projektligji, krahasuar me ligjin ekzistues, shkojnë përtej barazisë gjinore. KNFSH thekson gjithashtu se këto ndryshime rrezikojnë të fusin shoqërinë në një proces relativizimi moral.

Ndër të tjera Këshilli Ndërfetar thekson se është plotësisht në favor të respektit dhe barazisë së çdo individi, por shton se çdo ndërhyrje ligjore duhet të ruajë ekuilibrin midis të drejtave individuale, vlerave shoqërore dhe natyrës biologjike të njeriut.

Po ashtu KNFSH shkruan se ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor, veçanërisht në fushën e edukimit të fëmijëve. Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje institucioneve shtetërore të zhvillojnë një proces të gjerë konsultimi publik përpara miratimit të çdo nisme të re ligjore, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara.

Reagim zyrtar nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbi projektligjin për Barazinë Gjinore

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë komuniteteve fetare në vend (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), i ka drejtuar një shkresë zyrtare Presidentit të Republikës, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku shpreh shqetësimet e tij në lidhje me projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”.

Në këtë dokument, i cili shoqërohet me raportin analitik të Grupit të Ekspertëve të Këshillit Ndërfetar, theksohet se disa nga ndryshimet e propozuara ndryshojnë ndjeshëm krahasuar me ligjin aktual, duke përfshirë përkufizime të paqarta. Sipas raportit, këto formulime sjellin pasiguri ligjore, rrezik interpretimi të gabuar dhe mund të krijojnë vështirësi në zbatimin praktik të ligjit nga institucionet publike dhe private.

Këshilli Ndërfetar thekson se është plotësisht në favor të respektit dhe barazisë së çdo individi, por thekson se çdo ndërhyrje ligjore duhet të ruajë ekuilibrin midis të drejtave individuale, vlerave shoqërore dhe natyrës biologjike të njeriut. Në shkresë theksohet se ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor, veçanërisht në fushën e edukimit të fëmijëve.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje institucioneve shtetërore të zhvillojnë një proces të gjerë konsultimi publik përpara miratimit të çdo nisme të re ligjore, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Komunitetet fetare shprehin gatishmërinë për të kontribuar në një dialog të hapur e konstruktiv, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, forcimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri./Dosja.al

knfsh projektligji për barazinë gjinore

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Tetor 2025, 15:05 M.L

"Titaniku” në versionin shqiptar!

Foto ilustruese TIRANA- Titaniku” në versionin  shqiptar! Pas sukseseve javë pas jave, emisioni “Piranjat” në episod...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet