LIVE UPDATES
Aktualitet

"Përfitoi 244 milionë lekë nga kreditimi i TVSH-së...", Prokuroria e Fierit: Shoqëria "Bankers" ka kryer veprime fiktive në kundërshtim me ligjin

Në dosje thuhet se nga kontrolli i tatimor për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, dyshohet se “Bankers” ka përfituar në kundërshtim me ligjin vlerën prej 244 milionë lekësh.

3 Gusht 2025, 13:08 Nga DOSJA
"Përfitoi 244 milionë lekë nga kreditimi i

FIER- Prokuroria e Fierit ka gjetur shkelje të tjera të kompanisë "Bankers Petroleum" në dosjen hetimore në ngarkim të shoqërisë. 

Në dosje thuhet se nga kontrolli i tatimor për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, dyshohet se “Bankers” ka përfituar në kundërshtim me ligjin vlerën prej 244 milionë lekësh.

Po ashtu thuhet se nga kompania janë kryer veprime fiktive me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. 

 “Nga verifikimi i kontrolleve tatimore të kryera për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, ka rezultuar se shoqëria “Bankers” dyshohet se ka përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së për këto vite në vlerën 244 milionë lekësh. Dyshohet se nga shoqëria janë kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje ligjore me efekte fiskale, konkretisht: në aspektin tatimor, dyshohet se ka kryer rritje të pajustifikuara dhe fiktive të shpenzimeve duke rënduar kontabilitetin në shkelje të “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Veprime të cilat kanë çuar dhe janë përdorur nga ana e shoqërisë për të ulur në vlerën 5.1 miliardë lekë vit pas viti dhe për të hequr bazën e fitimit tatimor dhe shmangur detyrimin e tatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi Fitimi. Veprimet aktive dyshohet se janë ndërmarrë me dashje dhe me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të konstatuara dhe të vërtetuara nga institucionet e mësipërme dhe organet tatimore, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Prokuroria e Fierit lëshoi 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”. Nga këto masa sigurie u ekzekutuan vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj. Gjithashtu bëhet me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro. 

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

bankers petroleum prokuroria e fierit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës