LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfaqësuesi i "Diasporës për Shqipërinë e Lirë": Elementët e procesit të votimit të miratohen të gjitha së bashku

Haçkaj tha se “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka kërkuar që të thjeshtëzohet procesi dhe të merren masa për ruajtjen e integritetit të votës së diasporës.

24 Tetor 2024, 22:22 Nga M.B
Përfaqësuesi i "Diasporës për Shqipërinë e
Florian Haçkaj

TIRANA- Një nga themeluesit e "Diasporës për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkajn, një lëvizje e angazhuar intensivisht për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, vlerësoi të enjten miratimin e rregullave mbi regjistrimin e zgjedhësve të diasporës dhe mbi përgatitjen e listës së zgjedhësve jashtë vendit, por tha se është shumë pak duke pasur parasysh afatet për ta bërë një gjë të tillë të mundur.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Haçkaj tha se të gjitha aktet duhet të miratohen paralel, që procesi të ketë mbarëvajtje dhe se gjykon se vullneti politik për realizimin e votës së diasporës është i dobët. Haçkaj tha se “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka kërkuar që të thjeshtëzohet procesi dhe të merren masa për ruajtjen e integritetit të votës së diasporës.

Zëri i Amerikës: Zoti Haçkaj, cili është reagimi juaj fillestar lidhur me miratimin e sotëm?

Florian Haçkaj: Në fakt ju thatë që po u jepet e drejta, ne u desh t’ia marrim me zor me atë fitoren në Gjykatën Kushtetuese dhe reagimi për këtë aktin e parë sigurisht është një gëzim, por duke parë sa pak limit ka deri në datën 13 nëntor kur zoti Celibashi ka thënë që pas kësaj date është thuajse e pamundur të realizohet procesi, ne jemi shumë të shqetësuar.

Zëri i Amerikës: Çfarë duhet të bëhet që të mund të realizohet gjithçka në afatin e duhur dhe që procesi të jetë i saktë dhe i rregullt?

Florian Haçkaj: Për ne është sa më e rëndësishme të masivizohet si proces, të jetë i sigurtë dhe fshehtësia e votës të ruhet. Për hir të vërtetës, ne e dorëzuam një projektligj në shtator të 2023 ku mbaheshin të gjitha këto pika që sot po diskutohen në Rregullator dhe pikërisht ky ishte qëllimi që mos të kishte këto diskutime. Tani fatkeqësisht ligjin i 26 korrikut nuk u kalua dhe sot që flasim është miratuar vetëm akti që ka të bëjë me sistemin ku do të regjistrohen qytetarët. Mbetet ende akti ku duhet të listohen dokumentet që qytetarët duhet të japin për të vërtetuar adresën e tyre, pastaj është mënyra e votimit, pra saktësisht sa zarfe do të vijnë e tjerë e tjerë dhe si do të numërohet në KQZ. Thirrja jonë ka qenë që prej fillimit, madje kemi bërë një thirrje pardje, ku i bëjmë thirrje vetë KQZ-së që t’i niste të gjitha aktet paralel. Nuk ka sens të çosh një akt, të presësh një muaj e ca derisa të kalojë, të diskutohet. Nisi të gjitha, të sjellin draftet, të diskutohet dhe të miratohen të gjitha paralelisht.


Zëri i Amerikës: Nuk do të thotë ky lloj angazhimi ose miratimi, qoftë edhe vetëm i një pjese të gjithë procesit që ka një angazhim për pjesëmarrje e diasporës?

Florian Haçkaj: Gjykoj që ka një angazhim shumë të dobët nga ana e të gjithë palëve politike. Në gjykimin tim KQZ-ja gjithmonë ka qenë dashamirëse, por siç e thashë nëse aktet jepen me këtë taktikën nxirr një herë njërën, një herë tjetrën, nuk i bëjnë mirë procesit. Megjithatë jemi besimplotë se do të mundësohet.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët një nga letrat që u keni nisur institucioneve ditët e fundit. Kanë qenë tre të tilla, secila me një specifikë të veçantë. Çfarë është në thelb të shqetësimeve që ju shprehni në këto letra?

Florian Haçkaj: Ne kemi shprehur katër shqetësime. E fundit është kjo që thashë të parën, KQZ-së që t’i nxjerri aktet. Përpara kemi bërë një, që nuk mendova t’ua dërgoj, që i bëjmë kërkesë palëve politike ta heqin togfjalëshin në ligj ku kostot e kthimit të postës duhet t’i mbajnë qytetarët, sepse shumë qytetarë mund të stepen nga kjo kosto kur duhet ta paguajnë ata zarfin fjala bie nga Amerika për në Shqipëri. Kjo mbetet ende për t’u parë. Ne i kemi dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën që ankimimi që është pjesë e këtij procesi, pra unë si person regjistrohem, por ka një problem, unë duhet të ankohem në gjykatë, imagjino si mund ta bëj këtë nga Amerika apo nga Zvicra brenda 24 orëve, kështu që kemi kërkuar mundësimin e një ankimimi elektronik, të paktën për zgjedhjet e diasporës. I kemi kërkuar edhe Këshillit të Ministrave zgjatjen ose pranimin e të gjithë shqiptarëve që kanë dokumenta, pra mund të vërtetojnë që janë shqiptarë, që mund të ofrojnë çertifikatë lindje, ose me zgjatjen automatike të afateve, në mënyrë që të votojnë sa më shumë njerëz sepse e kanë të pamundur, po e marr një shembull, të shkosh në Kanada nga Toronto në Otava, shkon shumë orë.

Zëri i Amerikës: Juve përmendët që të hiqet pjesa për pagesën, por në fakt pjesa e pagesës është e parashikuar që këtë kosto ta përballojë personi që do të votojë. Duke pasur parasysh këtë, por ndoshta edhe elemente të tjera teknike, që kanë të bëjnë p.sh. me hapjen e një llogarie online për t’u regjistruar, ose gjëra të tjera të parashikuara, mendoni se në këtë rast mund të frenohen pjesëtarët e diasporës nga pjesëmarrja në këtë proces?

Florian Haçkaj: Patjetër që mund të frenohen, prandaj e shohim edhe ne që jemi një organizatë joqeveritare si detyrën tonë të ndërgjegjësojmë qytetarët. Marr gjithmonë shembullin e Kosovës. Ka patur një lëvizje “Du me Votu”; ne e kemi “Dua të Votoj”, ku ne, sapo të jenë këto të qarta, do bëjmë çfarë të mundemi që t’ia lehtësojmë njerëzve mënyrën se si votojnë, duke bërë video ilustruese. Sigurisht që këtë detyrë e ka edhe KQZ-ja, e ka vetë shteti. Kështu që unë besoj që me dëshirën e mirë dhe me thjeshtësim të mënyrës së të votuarit do ketë një votë masive nga diaspora.

Zëri i Amerikës: Po kështu siç ekziston tani, siç është parashikuar tani, në qoftë se nuk bëhet ndonjë ndryshim për këtë proces, si e shikoni që do të shkojë procesi?

Florian Haçkaj: Keni pjesën e kostove ndërmend, apo të gjithën në përgjithësi?

Zëri i Amerikës: Koston, siç ju thashë, hapjen e llogarisë. Çfarëdo tjetër që mund të ketë të bëjë me logjistikat e pjesëmarrjes...

Florian Haçkaj: Thirrja jonë kur kemi nisur këtë proces, ka qenë kryesisht ndaj qytetarëve me ndërgjegje të lartë qytetare, që kanë marrë edhe avionin për të shkuar për të kryer këtë detyrë kaq të rëndësishme. Kështu që unë besoj se nëse këta qytetarë do angazhohen, t’i motivojnë edhe familjet e tyre, t’i bëjnë pra njerëzit ndoshta edhe në moshë që nuk dinë të regjistrohen kollaj, t’i ndihmojnë të regjistrohen, besoj se do të jetë jashtë mase i bëshëm si proces.

Zëri i Amerikës: Një nga temat që është diskutuar gjatë gjithë procesit kur është diskutuar çështja e votës së diasporës, ka qenë edhe angazhimi i mundshëm politik. Ka pasur zëra p.sh. edhe mes qytetarëve që thonë që nuk ka pse të ketë të drejtë të vendosë për të ardhmen politike të vendit dikush që nuk jeton në këtë vend dhe të tjerë që thonë që nuk ka përse të mos jetë kjo e drejtë. Si e shikoni, si e parashikoni, nëse çdo gjë shkon mirë, pjesëmarrjen e diasporës politikisht në jetën e Shqipërisë?

Florian Haçkaj: Të gjithë njerëzit kanë të drejtë në atë perceptimin e vet. Fatmirësisht ne kemi kushtetutën që na e jep të drejtën dhe nuk na e heq njeri. Dhe nuk është aq e kollajtë, sepse ne që jemi nga Shqipëria, nuk është se Shqipëria na përket më pak ne dhe kemi ëndrrën të kthehemi të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër, me remitancat që janë 10% e prodhimit të brendshëm bruto. Por, këto janë diskutime të stërdiskutuara. Unë mendoj që fakti që qeveria ka filluar ture elektorale, me diasporën, në Greqi, në Itali, së shpejti në Amerikë, tregon rëndësinë e madhe që ka kjo votë dhe atë që ne kemi dashur gjithmonë. Është një e panjohur në ekuacionin politik të të gjitha partive, por kryesisht të qeverisë që është mësuar me patronazhimin, fatkeqësisht, dhe me krimin etj.etj. në Shqipëri t’i kapi njerëzit, t’i patronazhojë. Më lejoni të sjell në vëmendje një formular që ka qarkulluar diku tek tre javë, që i shpërndahet administratës, por edhe anëtarëve të Partisë Socialiste. Është lista që u thuhet më jep emrat e njerëzve që ke në diasporë, kartën e identitetit, numrin e telefonit dhe në cilën zonë voton...

Zëri i Amerikës: Ka patur edhe elementë të PD-së që e kanë shprehur këtë shqetësim. Por kjo nuk është e vërtetuar, ose e konfirmuar plotësisht...

Florian Haçkaj: E konfirmuar është sepse unë atë formular e kam në dorë nga një anëtar i PS-së që ia kanë dhënë. Dhe më tha me atë të vetën që unë pyeta dhjetë njerëz në diasporë dhe rashë rehat. Dhe thirrja ime është për ata në diasporë – mos e lejoni këtë gjë të ndodhi. Nëse vjen dikush t’ju kontaktojë, edhe vëllai juaj po të jetë, është shkelje e dinjitetit, është shkelje e ligjit. Pastaj, nëse ne do kemi në dorë formularë të plotësuar të këtij lloji, të jeni të bindur që ne do të marrim masa, qoftë si organizatë joqeveritare, të bëjmë padi në grup, qoftë padi penale për këta njerëz, sepse nuk mund të lejojmë që në 2024, në 2025, ende të përballemi me të tilla shkelje ligji./ VOA

vota e diaspores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet