Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bujqësia ishte i vetmi sektor me rënie në vitin 2022, pasi ekonomia në tërësi vijoi të rritet mbi mesataren kryesisht nga zhvillimet pozitive në turizëm dhe në sektorin e ndërtimit.

Teksa ekonomia kombëtare u rrit mesatarisht 4.3% në 9-mujorin 2022, vetëm sektori i bujqësisë shënoi rënie, duke reflektuar dobësitë që po shfaq sektori nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, tranzicioni demografik dhe rënia e numrit të kafshëve.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se dega e bujqësisë, ku përfshihen pyjet dhe peshkimi, shënoi rënie me 0,02% në 9-mujorin 2022.
Bujqësia ishte i vetmi sektor me rënie në vitin 2022, pasi ekonomia në tërësi vijoi të rritet mbi mesataren kryesisht nga zhvillimet pozitive në turizëm dhe në sektorin e ndërtimit.
Bujqësia, dega kryesore e ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 45% në punësim, po tkurret.
Të dhëna më të detajuara nga sektori tregojnë se tkurrja po vjen më së shumti nga sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.
Reduktimi i popullsisë në zonat rurale është bërë shkak për rënies e numrit te bagëtive. Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po tkurret me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.
Vetëm gjatë vitit 2021 numri i bagëtive është reduktuar mbi 7 për qind, teksa në krahasim me 10 vite më pare numri i krerëve për mish dhe qumësht ka shkuar drejt përgjysmimit.
Nga ana tjetër, kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para. Bujqit kanë pohuar se çmimet e inputeve bujqësore u rriten nga 50 në 100 për qind, duke bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.
Profesor Ilir Kapaj, zëvendësrektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka pohuar më parë për “Monitor” se ka ardhur momenti që fermeri të shihet përtej kontributit të tij në prodhimin bujqësor dhe më shumë si një kontibutor në zhvillimin e përgjithshëm rural të vendit. Ky është një model që po ndiqet në vendet europiane.
Ai nënvizon se që të kemi një bujqësi më inovative, është e domosdoshme krijimi i njohurive të reja, ose kombinimet e reja të njohurive ekzistuese për t’u shndërruar në risi, ose inovacion.
Këto të fundit mund të krijohen ose përditësohen, nëpërmjet aktiviteteve të transferimit të tyre, pra, nëpërmjet metodave të trajnimeve të ofruara nga qendra të specializuara, që prodhojnë njohuri në fushën përkatëse.
Bujqit presin një vit më të mirë në vitin 2023 kryesisht nga rritja e prodhimit në sera. Funksionimi i skemës së subvencioneve për serrat dhe blegtorinë pritet të kenë ndikim pozitiv.
Çmimet më të larta nga tregjet e eksportit, bashkë me subvencionet, kanë rritur pritshmëritë nga fermerët për të rritur sipërfaqet e kultivuara në serra./MONITOR
Tirana Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike. Sipas të ...
Për të siguruar jetesën, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk varen as nga shteti dhe as nga sipërmarrjet e mëdha, por,...
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati është shprehur se policia ka kërkuar shuma të mëdha parash në Fushë Kuqe, ...
Aborte TIRANË- Ndërprerjet e shtatzënisë ashtu si dhe lindjet kanë ardhur në ulje nga vitit në vit. Sipas të dh&eum...
Julian Kasapi TIRANË- Gazetari Julian Kasapi është shprehur se pastruesja Rozeta Dpbi pastronte edhe shtëpinë e ish-bashkësho...
Julian Kasapi dhe Alda Klosi TIRANË- Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila zyrtarisht jeton me qira në një shtëpi, e cila iu vodh nga pastrue...
Anduena Llabani TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se ndaj pastruese Rozeta Dobi, e cila është në burg për vjedhjen e sht&...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se pastruesja Rozeta Dobi ka arritur që ta fshehë kasafortën e marrë nga shtë...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se një person publik ka njohur unazën e tij, me s koleksionit të bizhuterive të fl...
Qeni VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku një qen është lid...