18 Gusht 2023, 07:13
Nga a.l
Parashikimi i motit
Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditë në Republikën e Kosovës parashikohet të jetë kryesisht nën mbizotërimin e kthjellimeve, por në zonat veriore do të ketë edhe kalime të lehtë të vranësirave. Ndërsa pasditja pritet të shfaqi vranësirat të dendura në të gjithë territorin e vendit, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës duke gjeneruar rrebeshe të dendura shiu. Temperatura maksimale gjatë të premte do të regjistrohet në qytetin e Gjakovës me 34 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites, por do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të dendësohen në të gjithë territorin e MV, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar shira në formë rrebeshi. Herë pas here do të ketë edhe shkarkesa elektrike.
Evropa
Kontinenti evropian, në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Konkretisht, gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Qendra e kontinentit do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Po ashtu brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të vijojnë ndikimin e tyre në Evropën veriore dhe atë Lindore duke sjellë mjaft probleme me përmbytjet. Po ashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të dominojnë ishujt britanikë.
parashikimi i motit
Aktualitet
17 Gusht 2023, 22:56
m.s
foto ilustruese
TIRANE- Nën akuzën e prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) u arrestua ish-zëvend&...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 22:23
I.A
Mjeku
TIRANË- Mjeku anestezist-reanimator Pirro Prifti ka deklaruar se kontrata koncensionare për sterilizmin ishte pa menduar mirë dhe...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 22:14
I.A
Ambulanca
TIRANË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Ali Dem në Tiranë. Mësohet se një 16-vje&cce...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 22:08
m.s
foto ilustruese
KUÇOVË- Një 41-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një koflikti të çastit n&...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 22:01
Gjergj Erebara
TIRANË- ‘Tirana International Airport' Sh.p.k, kompania koncesionare që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, rriti...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 21:41
m.s
autori i grabitjes
KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një të ri, i cili grabiti mëngjesin e s...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 21:27
I.A
Salvatore Zagaria
ITALI- Televizioni Rai Uno i ka kushtuar një emision bumit të turistëve italian që zgjedhin Shqipërinë p&eu...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 21:04
I.A
POGRADEC- Një 16-vjeçar është rrëzuar në liqenin e Ohrit mbrëmjen e sotme, teksa po luante në një trampoli...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 19:57
m.s
turistet duke ikur nga lokali
ITALI -Mediat italiane kanë pasqyruar lajmin ku 4 turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një resto...
Aktualitet
17 Gusht 2023, 19:51
I.A
Policia
KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë. Një 37-vjeçar ka ...