LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas zbardhjes së vendimit të Kushtetueses, ja interpretimet e juristëve për kthimin e parave te profesionistët e lirë që kanë parapaguar tatimin pa qëllim

Një pjesë e bizneseve kanë parapaguar këstin e detyrimit të llogaritur sipas deklarimit të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2023.

2 Gusht 2024, 07:21 Nga N.F
Pas zbardhjes së vendimit të Kushtetueses, ja interpretimet e
Foto ilustruese

TIRANË- Me zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, duke mos aplikuar normën tatimore 15% për ofruesit e shërbimeve profesionale me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit, ende mbetet e paqartë situate si do të veprohet me ata që kanë paguar.

Një pjesë e bizneseve kanë parapaguar këstin e detyrimit të llogaritur sipas deklarimit të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2023.

Vendim nr. 52 datë 27.06.2024

Administrate tatimore edhe me zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ende nuk e ka të qartë sesi do të veprojë, për këtë situatë, pasi pohon se nuk i përket asaj vendimmarrja.

Duke marrë në konsideratë zbardhjen e plotë të vendimit të Kushtetueses interpretimet e juristëve janë të ndryshme për mënyrën sesi do të veprohet për kthimin e një shume të paguar pa qëllim.

Ndërsa të gjithë njëzëri e konsiderojnë shumën e parapaguar një detyrim për t’u kthyer, me hyrjen në fuqi të vendimit të Kushtetueses.

Juristi Aigest Milo, njohës mjaft i mirë i çështjes gjyqësore për profesionet e lira, si përfaqësues ligjor i padisë së IKM dhe IEKA thotë se tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka forcën e ligjit, pasi neni që rregullonte tatimin për profesionet e lira u cilësua antikushtetues.

“Pra se si do të veprohet për kthimin mbrapsht të parave me ata tatimpagues që kanë parapaguar tatimin situatë është tepër e qartë ligjërisht për administratën tatimore.

Nëse ligji e njeh si tepricë kreditore, pasi nuk është e qartë nëse kjo njihet si tepricë kreditore, në ligjin “Për procedurat tatimore” përcaktohet se nëpërmjet një kërkese nga tatimpaguesi për detyrimet tatimore të paguara më tepër ose i rimbursohen në rastet kur ai është i vetëpunësuar dhe nuk ka detyrime të tjera të paguajë ose i njihen si detyrime të paguara për detyrime të tjera. Nxjerrja e një udhëzimi nga ministri i Financave vetëm sa do të përshpejtonte procedurën për kthimin e detyrimit të paguar, pra nuk është tërësisht i domosdoshëm”, pohon ai.

Avokat Lulzim Alushaj njëkohësisht nismëtar i padisë masive të nënshkruar nga 400 kontabilistë të depozituara në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” tha se parapagimet e profesioneve të lira nuk mund të njihen si të ardhura në buxhet, pas vendimit të Kushtetueses për shfuqizimin e nenit 69.

Alushaj thotë se ky detyrim duhet t’u kthehet mbrapsht subjekteve në formën e rimbursimit apo t’u njihet si shumë e paguar për detyrime të tjera.

“Por kjo procedurë duhet të përcaktohet me një akt të veçantë nga drejtori i përgjithshëm i tatimeve, institucioni që ka mbledhur këtë të ardhur e cila nuk mund t’i shkojë buxhetit, pasi është mbledhur pa qëllim dhe duhet t’u kthehet mbrapsht tatimpaguesve, ose me akt të ministrit të Financave. Tatimpaguesit duke qenë se nuk janë objekt i tatimfitimit nuk mund të dorëzojnë kërkesë për rimbursim apo për ta kaluar shumën e paguar për llogari të detyrimeve të tjera. Pra detyrimi i parapaguar nuk njihet si tepricë kreditore, duke qenë se këto subjekte nuk paguajnë tatimfitim”, nënvizon avokat Alushaj.

Për disa nga juristët dhe kontabilistët këstet e parapaguara do të dalin si tepricë kreditore më 31 mars 2025, periudhë në të cilën dorëzohet deklarata e të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa tatimi do të jetë zero.

Juristi Saimir Laçej shpjegon se legjislacioni njeh vetëm tepricën kreditore, ndërsa mënyrën sesi duhet të veprohet për marrjen mbrapsht të parave të parapaguara, si nëpërmjet rimbursimit të tatimit apo njohjen e tyre për pagim të detyrimeve të tjera, është e domosdoshme të hartohet një udhëzim apo VKM.

Edhe Audituesi Julian Saraçi më herët e cilësoi situatë atipike ligjore dhe ende nuk mund të arrihet në përfundim se si do të veprohet, por alternativat ligjore për kthimin e pagesave janë disa.

Sipas tij, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në përputhje me nenin 75 të ligjit nr.9920 “Për procedurat tatimore” mund të nxjerrë Udhëzim për kthimin e tatimeve të paguara.

Çfarë parashikon ligji “Për procedurat tatimore” për tatimin e paguar më tepër?

Neni 75 Detyrimet tatimore të paguara më tepër

Kur shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma e tatimit të vlerësuar në njoftimin për vlerësimin tatimor, administrata tatimore e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi. Pas kësaj, me miratimin, me shkrim, të tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka: a) rimbursohet automatikisht, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e derdhjes së shumës së paguar më tepër; b) kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit.


Veprimet për shumat e paguara më tepër për detyrimet tatimore regjistrohen në dosjen e tatimpaguesit. 3. Kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kryhet automatikisht nga sistemi informatik. (Ndryshuar me Ligj 97/2018, datë 03.12.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare nr.187, datë 28.12.2018)


Në raste të veçanta, shumat e tatimeve dhe të taksave për t’u paguar apo të paguara më tepër në administratën tatimore ose administratën doganore mund të kompensohen përkundrejt njëra-tjetrës. Ministri përgjegjës për financat përcakton me udhëzim rastet e veçanta, procedurat dhe kriteret për zbatimin e kësaj pike. (Shtuar me Ligj Nr. 83/2019. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 184, datë 31.12.2019)./ Monitor

kushtetuese profesionet e lira

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet