LIVE UPDATES
Aktualitet

Paradoksi, pronat e shtetit lihen në degradim por shpenzohen miliona për qira zyrash te privatët…

Kjo përbën një prej pikave përse shteti detyrohet të marrë ambiente me qira për t’i përdorur për zyra. Miliona euro të taksapaguesve shpenzohen çdo vit për zyra apo godina të cilat mund të mbuloheshin përmes pronave të lëna në degradim nga shteti, apo duke ndërtuar të reja kur shihet e arsyeshme.

8 Tetor 2025, 21:23 Nga M.L
Paradoksi, pronat e shtetit lihen në degradim por shpenzohen miliona
Foto nga emisioni

TIRANA- Prona, është burimi i mjaft të këqijave dhe tragjedive në Shqipërinë e pas viteve ’90-të. Duket paradoksale por edhe vetë shteti, nuk ka arritur dot të vërë në shërbim pronat e tij për t’i vënë në funksion të shërbimeve dhe të mirave publike.

Kjo përbën një prej pikave përse shteti detyrohet të marrë ambiente me qira për t’i përdorur për zyra. Miliona euro të taksapaguesve shpenzohen çdo vit për zyra apo godina të cilat mund të mbuloheshin përmes pronave të lëna në degradim nga shteti, apo duke ndërtuar të reja kur shihet e arsyeshme.

“Mund të themi ka keqpërdorim dhe keqmenaxhim sepse vihet re që merren me çmime shumë të shtrenjta ambientet nga struktura shtetërore sidomos nga kompanitë aksionere shtetërore publike dhe kur jep shteti dhe zakonisht dhënien me qira e kanë në më të shumtën e rasteve pushteti vendor bashkitë, kostoja e dhënies është shumë e ulët”, u shpreh Suzana Guxholli-eksperte ekonomie.

“E jep lirë e blen më shtrenjtë, e pafalshme”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

‘Në të vërtetë nuk ka logjikë ekonomike nëse shet lirë e blen shtrenjtë, apo jep me qira lirë dhe merrr shtrenjtë’ u shpreh Reinaldo Pipiria, Drejtor ekzekutiv i NAREA

“Kjo ka edhe një problem tjetër. Së pari nuk kemi asnjë strukturë të asaj që duhet të qëndrojë shtetërore duhet të qëndrojë publike”, u shpreh Aranita Brahaj-eksperte ekonomie.

“Legjislacioni shqiptarë, ligji për organizimin e qeverisjes vet-vendore ua jep këtë të drejtë këtë pushtet këtë autoritet njësive të qeverisjes vendore”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

Vihet re një mungesë totale kordinimi mes institucioneve, apo pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nëse një institucion mund të ketë një godinë të lirë, është e rrallë që ajo të bëhet zgjidhje për një tjetër ent shtetëror që ka nevojë.

Por, titullarët zgjedhin rrugën e shkurtër. I drejtohen privatëve duke lidhur kontrata qiraje. Kjo, e ka një shpjegim. Shpesh, kontratat e qirasë janë parë si mundësi përfitimi jo vetëm nga privati, por edhe zyrtarët që bëjnë marrëveshjet.

“Nëse një strukturë publike siç është në sektorin e shëndetësisë ka nevoja të konsiderueshme për sipërfaqe sidomos për poliklinika apo ambiente atëherë është mirë të bëhet një studim, makro dhe të shihet se cila është totali i ambienteve që kësaj strukture i duhet dhe pastaj të diskutohet a ia vlen të lidhesh me struktura publike apo private për të ndërtuar dhe për t’i patur në pronësi të përhershme apo të marrësh me qira”, u shpreh Suzana Guxholli-eksperte ekonomie.

“Ne kemi pasur situate qesharake siç ishte Bashkia Kavajë që nuk kishte ambient materniteti dhe ishte vendosur në një ambient me qira apo gjykata. Përgjithësisht institucionet në një shtet funksional normal ndërtojnë strategji të sektorëve përkatës, parashikojnë nevojat që lidhen kryesisht me numrin e popullsisë dhe shërbimet që ofrojnë dhe përdorimi i ambienteve me qira është përjashtim nuk është rregull”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preci.

“Ne shohim përshembull që ka dalë shumë tipologji e artikuluar dhënia e një shkollë me koncesion apo marria e një ambienti me qira për të qenë një shkollë një kopsht apo një zyrë shtetërore. Pse duhet të ndodhë kjo? Taksapaguesit shqiptarë paguajnë taksa në përgjithësi por edhe taksa specifikisht për infrastrukturën”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie./ Top Channel

pronat ne shqiperi vitet 90

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë