LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshohet se pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut, The Telegraph: Lorenc Lala jetoi në Britani pa u zbuluar për vite me radhë

Eksperti shqiptar i krimit thotë se kriminelët përdorin Mbretërinë e Bashkuar 'si një vend të sigurt' për të shmangur një urdhër arresti evropian

21 Qershor 2025, 15:23 Nga r.ll
Dyshohet se pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut, The
foto ilustruese

BRITANI- Një i arratisur shqiptar i kërkuar pasi dyshohet se ka porositur një vrasjeje për gjakmarrje në Shqipëri, ka jetuar në Britani i pazbuluar për katër vjet. Lorenc Lala, 47 vjeç, u arrestua nga policia këtë javë pasi forcat e rendit në Shqipëri e gjurmuan atë në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër arresti që kërkonte arrestimin dhe ekstradimin e tij për gjykim në vendin e lindjes.

Ai dyshohet se ka organizuar pagesën prej 50,000 eurosh (42,000 paund) për vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mëparshme të një burri tjetër në fshatin Gjocaj të Peqinit. Kuptohet që Lala është larguar nga Shqipëria për në Britani me besimin se kjo i siguronte një vendndodhje më të sigurt jashtë mundësive të urdhrit të arrestit evropian. Që kur Britania doli nga BE-ja, ajo nuk është më pjesë e sistemit të urdhërarresteve.

“Një brez i ri shqiptarësh të përfshirë në krimin e organizuar dhe të kërkuar në Shqipëri, Itali, Greqi ose Gjermani po hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht kryesisht në pjesën e pasme të kamionëve”, tha një ekspert për krimin e organizuar shqiptar.

“Ata po e përdorin Mbretërinë e Bashkuar si një vend të sigurt për të shmangur sa më shumë që të munden çdo urdhër arresti evropian të lëshuar për ta.”, shtoi ai.

Chris Philp, sekretari i brendshëm në hije, tha: “Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëhet një lloj strehe e sigurt për kriminelët e rrezikshëm. Ne kemi nevojë për një goditje ndaj sigurisë kufitare për të siguruar që emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët e rrezikshëm të mos mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.”

"Jam i shqetësuar se ky i dyshuar shqiptar mund të përpiqet të shfrytëzojë ligjet tona të dobëta për të drejtat e njeriut për të qëndruar këtu. Kjo është arsyeja pse akti i të drejtave të njeriut duhet të shfuqizohet për çështjet e imigracionit."

Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit të Policisë Metropolitane dhe u paraqit para magjistratëve të Westminsterit me akuzat për komplot për vrasje në Shqipëri. Ai aktualisht po mbahet në paraburgim përpara një seance të mëtejshme dëgjimore në korrik, ndërsa Shqipëria kërkon ta ekstradojë atë.

Në një deklaratë, Policia e Shtetit Shqiptar tha se ai ishte akuzuar në mungesë për dyshimin e tij për “përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për të vrarë dhe për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar”. 

“Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i asaj vrasjeje, duke financuar të tjerë për ta kryer atë dhe duke krijuar kushtet që krimi të ndodhte. Ai më pas e ndihmoi vrasësin të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhej në deklaratë.

Pas vrasjes, Lala, i cili njihej edhe me pseudonimin Kristian Lala, iku nga Shqipëria. Ai u fsheh në Mbretërinë e Bashkuar. Vendndodhja e tij në Mbretërinë e Bashkuar u përcaktua përfundimisht nëpërmjet informacionit të ndarë nga policia shqiptare me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar. Kreshnik Ajazi, kreu i prokurorisë në Elbasan, i cili hetoi këtë vrasje tha se e kishin zgjidhur çështjen pasi një anëtar i grupit kriminal vendosi të bashkëpunonte me policinë.

“Arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike është një sukses i madh dhe vazhdon marrëdhënien e shkëlqyer midis autoriteteve tona në aspektin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë penale”, tha ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera për të bashkëpunuar me partnerët e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, për të siguruar që Mbretëria e Bashkuar të mos jetë kurrë një strehë e sigurt për ata që kërkojnë t’i shmangen drejtësisë.”

Një burim nga Ministria e Brendshme tha se kishte marrëveshje zyrtare ekstradimi me Shqipërinë. Përpara se të largohej nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e kishte në fuqi Urdhërin Europian të Arrestit vetëm me Shtetet Anëtare të BE-së, i cili nuk e përfshinte Shqipërinë.

Në vitin 2023 kalimet rekord të paligjshme të Kanalit nga më shumë se 12,000 shqiptarë në vitin 2022 çuan në një rritje të krimit, me 80 emigrantë shqiptarë që u dënuan me 130 vjet burg vetëm në katër muajt e parë të atij viti. Një sërë marrëveshjesh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të goditur krimin dhe për të përshpejtuar deportimet ka bërë që numri i shqiptarëve që kalojnë kanalin të bjerë në vetëm 630 vitin e kaluar./ The Telegraph

britani e madhe lorenc lala

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës