LIVE UPDATES
Aktualitet

ORËT E FUNDIT/ Martinin e mbytën me litarin e jonxhes. Telefonata "grackë" dhe dëshmia e vajzës që u bë 'mollë sherri'

22 Qershor 2022, 12:53 Nga DOSJA

ORËT E FUNDIT/ Martinin e mbytën me litarin e jonxhes. Telefonata

Ora 23:00 e 12 qershorit 2022. Martini merr mesazhin e fundit nga Tina, vajza që ai e donte, por ajo duket se jo. Biseda pasohet nga një telefonatë e cila midis të tjerash e kërcënonte se do ja priste mishin me thikë dhe do i fuste 7 (shtatë) plumba ballit.  Ky është momenti kur dhe babai Nevzati pa djalin e tij për herë të fundit. E kujton se ishte veshur me një bluzë tutash ngjyrë blu, gri dhe me vija të kuqe tek mëngët. Në këmbë kishte shapka me ngjyrë jeshile.  Në një gjëndje të rënduar psikologjike, por pa folur me njeri, Martini ishte larguar nga shtëpia për tu mos u kthyer më. 

Ora News zbardh detaje të tjera të dosjes hetimore të vrasjes  së 26 vjeçarit Martin Çeço trupi i të cilit u gjet në rezervuarin e fshatit Kolanec 4 ditë pas zhdukjes. I riu ishte mbytur me litar dhe për të humbur gjurmët ishte hedhur në rezervuar. Skena ndërtohet e tillë që të dukej si vetëvrasje.   

Valter Mollaj, djali i cili kishte lidhje dashurie me vajzën, djali i xhaxhait të tij Edlir Mollaj, banorë të fshatit Marjan dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo janë arrestuar si të dyshuar për krimin e rëndë.

Në vijim te veprimeve hetimore të kryera është dyshuar mbytja me litar është bërë nga Valteri në bashkëpunim me dy miqtë e tij.

Pas orës 23:00 (12 qershor 2022) - Valteri, Edliri dhe Bleti shkojnë në fshatin Kolanec me makinën fuoristradë të tij dhe marrin Martinin. E kishin futur në makinë, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dalë nga mbrapa dhe duke tërhequr litarin rreth qafës se tij derisa kishte rënë poshtë dhe pastaj e kishin hedhur në ujin e rezervuarit, thuhet në dosjen hetimore 

Një ditë më pas 

Ora 09:30 (13 qershor 2022) Valteri merr në telefon Tinën, ( M. P)me të cilën kishte marrëdhënie dashurie dhe i tregon çfarë kishte ndodhur me Martinin. 

"E ka marre në telefon Valter Mollaj me te cilin ka marrëdhenie dashurie dhe i ka thene se kishin shkuar ne fshatin Marjan me makinen foristrade te tij, se bashku me Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo dhe kishin mare Martin Cecon e kishin futur ne makine, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dale nga mbrapa dhe duke terhequr litarin rreth qafes se tij derisa kishte rene poshte dhe pastaj e kishin hedhur ne uje" thuhet në dosjen hetimore.

Ora 18:00 (15 qershor 2022) Tre ditë pa asnjë gjurmë të Martinit. Atëherë babai, Nevzati shkon në Komisariatin e Policise Maliq për të denoncuar zhdukjen e djalit të tij.  

Me të bërë shpalljen në kërkim policia merr dëshmitë e familjarëve.   

Ora 09:00 (16 qershor 2022) Tre grupe kontrolli të policisë nisin kërkimet mbi fshatin Kolanec për të gjetur gjurmë të Martinit. 

Ora 12:00 (16 qershor 2022) Buzë rezervuarit të Kolanecit, afër një shkurreje policia gjen shapkën me ngjyrë blu të këmbës së djathtë të Martinit dhe më pas në ekstremin tjetër të rezervuarit, gjen shapkën e dytë qe i korespondon këmbës së majtë. 

Vrasja, sipas hetimeve është kryer për motive të dobëta (xhelozi) për arsye se viktima Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina P. banore e fshatit Marjan, Korçë, të cilën Valteri e kishte të dashur referuar thënieve të vetë Tinës në Prokurori.

"Valteri ishte xheloz pasi Martini i kishte shprehur asaj se deshte të lidhej seriozisht për martesë dhe në disa raste kishte komunikuar me të në WhatsApp. Ditën e ngjarjes ajo kishte komunikuar me Martinin, duke i thene se nuk dëshironte të lidhej me të" shkruhet në dosjen hetimore siguruar nga Ora News.

Sipas dëshmisë çobani Bleti Angjo kishte vetëm 2 javë që punonte për Valterin nga mëngjesi deri në orën 18:00 dhe më pas qëndronte në një kasolle.

Ndërsa Martina punonte si çobaneshë dhe kulloste lopët.  Valteri me të cilën vajza kishte një lidhje bëhej xheloz pasi kishte kuptuar që ata komunikonin me “Messenger”

“Një ditë e detyroi të tallej me Martinin në telefon, duke i thënë ftoje në kafe dhe kur Martina i tha se po tallej me te dhe se ishte e dashura e Valit, ai qau dhe u ndje shume keq, por telefonin ja rrëmbeu nga dora Vali dhe ai vazhdoi ta shante dhe kercënonte Martinin duke i thënë të takoheshin që të sqaroheshin njëhere e mirë”  do dëshmonte para grupit hetimor Bleti.

Më pas plani për ti dhënë një mësim djalit “rival në dashuri”

Para orës 23:00 të 12 qershorit 2022 –  Pas telefonatës kërcënuese Vali i thotë Martinës të ikte në shtëpi ndërsa së bashku me djalin e xhaxhait të tij dhe me çobanin, me gjithë kundërshtimin e këtij të fundit pasi ishte i lodhur, ikin me fuoristradë

Në mbrëmje vonë, 12 qershor 2022 shkuam ne fshatin Marjan, Vali e morri në makinë, e uli Martinin ne sediljen e pare duke i thënë hajde të sqarohemi dhe sapo zbriti nga mjeti Vali i hodhi një litar që përdoret për të lidhur jonxhen dhe e shtërngoi pas qafe, duke qendruar nga pas derisa Martini u rrezua i vdekur…” dëshmoi për hetimet Bleti Angjo. 

16 qershor 2022 Kanë qenë shenjat e dhunës në qafën e viktimës që i orientuan hetuesit drejt vrasjes. Nis marrja në pyetje e familjarëve të Martinit të cilët pranojnë se ai u kishte thënë se kërcënohej “Më thoshte kam një hall. Më tregonte se e kërcënonin, qante por nuk tregonte"

18 qershor 2022  Pas dëshmive dhe sigurimit të provave policia i vë prangat Valter Mollajt kushëririt të tij dhe çobanit Bleti Angjo pasi ka dyshime të bazuara se nga ana e tyre janë konsumuar elementët e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78-25 i K.Penal. 

Ngjarja dhe mënyra si u krye krimi bën bujë dhe trondit të gjithë opinionin publik.

20 qershor 2022 Tre të arrestuarit dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Kryetari i Gjyqtari i Korçës Besnik Shehu cakton masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave.

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës