LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatat mjedisore sfidojnë aeroportin e Vlorës në Gjykatë Administrative

Organizatat PPNEA dhe AOS, të mbështetura edhe nga EuroNatur deklaruan të mërkurën se kishin dorëzuar një padi në Gjykatën Administrative kundër parregullsive dhe shkeljeve ligjore në projektin e qeverisë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

23 Nëntor 2022, 17:21 Nga k.m.
Organizatat mjedisore sfidojnë aeroportin e Vlorës në
Foto ilustruese

Dy organizata mjedisore lokale, të mbështetura edhe nga fondacioni ndërkombëtar EuroNatur, njoftuan të mërkurën se po dorëzonin në Gjykatën Administrative një padi kundër parregullsive dhe shkeljeve ligjore në projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga EuroNatur, projekti i qeverisë po sfidohet në gjykatë nga organizatat “Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA dhe Shoqëria Ornitologjike Shqiptare, AOS.

Projekti i qeverisë shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës është kundërshtuar që në fillim nga organizatat mjedisore, të cilat e konsiderojnë atë si një ndër ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë të rrugës së migrimit të Adriatikut, e cila pret më shumë se 220 lloje shpendësh.

Organizatat kritikuan qeverinë se po i çonte përpara planet për ndërtimin e aeroportit, pavarësisht shkeljes së ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare dhe paralajmëruan se do të dorëzonin në gjykatë fakte dhe prova lidhur me nisjen ilegale të punimeve dhe shkeljen e procedurave të tjera.

“Duke ndërtuar një aeroport në një peizazh të mbrojtur, qeveria shqiptare po anashkalon sundimin e ligjit në dëm të natyrës dhe në favor të interesave të përveçme. Procese të tilla duhet të frymëzojnë mosbesim në Bashkimin Europian,” tha Annette Spangenberg, shefe e Konservimit në EuroNatur.

Aeroporti i Vlorës është një premtim elektoral i kryeministrit Edi Rama që pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 138 milionë euro. Në mars të vitit 2021, tenderi i hapur u fitua nga kompania Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli si dhe kompania turke YDA.

Padia në Gjykatën Administrative vjen pas një sërë hapash të ndërmarra nga organizatat mjedisore për ndalimin e këtij projekti, përfshirë letrat e hapura publike, manifestimet apo oponencën e raporteve mjedisore.

“Ne kemi ngritur shqetësimet rreth aeroportit të Vlorës që kur u zbuluan për publikun planet e para për vendndodhjen e tij. Është e paimagjinueshme që një infrastrukturë kaq e madhe të ndërtohet brenda një zone të mbrojtur, qëllimi i së cilës është të ndalojë realisht projekte si kjo,” deklaroi drejtori ekzekutiv i PPNEA, Aleksandër Trajçe.

Ndërsa kreu i AOS, Taulant Bino deklaroi se çuarja më tej e këtij plani mund të cënojë integrimin në BE.

“Duket e paimagjinueshme që Shqipëria të njollosë kontributin e saj në trashëgiminë natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një aeroport që shkatërron biodiversitetin e zonës së mbrojtur Vjose-Nartë dhe ligatina të tjera të rëndësishme të Adriatikut,” tha Bino./BIRN

gjykata administrative aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026