Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacioni “Sundimi i Ligjit”/ Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Nga detajet sipas informacioneve nga uniformat blu rezulton se Behari kishte përshtatur një biznes tatuazhesh në Komunën e Parisit të cilin e përdorte për trafik të lëndëve narkotike
16 Nëntor 2023, 12:04Nga h.k
Moment nga arrestimi
TIRANË-Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin Armando Behari i kërkuar për trafik droge. Behari është neutralizuar si finalizim i operacionit të koduar “Center” dhe është vendosur në pranga në rrugën “Ali Demi” pas informacioneve në rrugë operative.
Sipas informacioneve nga uniformat blu rezulton se Behari kishte përshtatur një biznes tatuazhesh në Komunën e Parisit të cilin e përdorte për trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Tiranës në vitin 2022 ka zbardhur vendimin për dënimin e të riut me 3 vjet dhe 4 muaj burg.
NJOFTIMI I POLICISË
"Në kuadër të këtij operacioni,nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor i koduar "Center". Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Center". Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Armando Behari, 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2022, 29-vjeçari ka 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë. përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë."