Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, janë vënë në pranga, Donati Jaku dhe Florian Gjeta dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, janë vënë në pranga, Donati Jaku dhe Florian Gjeta dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”. Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.
Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta22 vjeç, banues në fshatin Domje.
Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.
Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë. Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti të parkuar rreth orës 01:50...
Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e rrugës “Farborets väg 3” në Malmo të Suedisë, u zgju...
Prej ditës së enjte (më 4 Mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitje...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime e vra...
TIRANË- Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vje&cced...
Berajd Mazari ANGLI- Një 24-vjeçar është dënuar me burg në Angli. I dënuari është Berajd Mazari, 24 vje...
Foto ilustruse ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë, katër vite pasi ishte shpallur në kërkim nga autori...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur k...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Us...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e raportuar pak më parë në Tiranë. Blutë sq...