6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.
TIRANË- Katër të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia në Korçë pasi po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Ata janë identifikuar si: Arsim Pllana, 27 vjeç; Elena Sedreni, 22 vjeçe; Urim Krasniqi, 27 vjeç; Arianit Selimi, 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ato u ndaluan në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, aty ku u lokalizuan mjetet tip “Volkswagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin personat e lartpërmendur.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 8”. U kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 8”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, bënë të mundur lokalizimin e tre automjeteve, tip “Volkswagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia ITALI- Një bandë është shkatërruar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për disa vjedhje dhe grabitje të krye...
Gjergj Luca dhe Çun Lajçi TIRANË- Biznesmeni i njohur Gjergj Luca është takuar me aktorin e mirënjohur Çun Laj&cce...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore nga portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë festën e Pashk&e...
Aksidenti LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e qua...
Foto ilustruese ELBASAN- Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese dykatëshe në fshatin Mjekës. Fatmirësisht,n...
Moti TIRANË- Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe prezencës së lartë të lagështir&eu...
kryeministria TIRANË- Prishja e një marrëveshje mes një kompanie austriake dhe Shqipërisë, rrezikon të çojë ...
Ilir Hasanaj KOSOVË- Ilir Hasanaj, regjisor i filmit, me origjinë nga Kosova, por i rritur në Zvicër, është i diplomuar n&eum...
Spartak Ngjela TIRANË- Deklarata e avokatit Spartak Ngjela mbi përdhunimin dhe mbi femrat në përgjithësi ka krijuar shumë rea...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...