27 Korrik 2025, 16:38
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri Ardian Isufi dhunoi një kamarier 18-vjeçar. Polcia bën me dije se gazetari u procedua për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje” pasi kur ngjarja agravoi ka ndërhyrë sikurse edhe pronari i hotelit Vasil Bedinaj.
Pjesë nga njoftimi:
Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi Vasil Laver Bedini, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal Enerik Mehmeti si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.
Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:
Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”.
Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”.
Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.
Si ndodhi ngjarja?
Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.
Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:30
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Pas përshkallëzimit të konfliktit me dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar në V...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA-58-vjeçari Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:10
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa she...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 15:43
M.B
Pirro Vengu, Mirela Kumbaro dhe Ermal Dredha
VLORA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në përfundim të mbledhjes së Komitetit t&eu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 14:36
r.ll
pamje nga ngjarja
SARANDË- Policia vijon kërkimet për 21-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi kanosi me thikë famil...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 14:00
r.ll
gjykata e posacme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 5 prej të akuzuarve nga SPAK për trafik nark...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 13:46
r.ll
pamje nga borshi
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo procedu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 13:11
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijon me aksionin për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. S&eum...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 13:00
r.ll
pamje nga operacioni
LEZHË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi lëvizte me motomjet pa targa,...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 12:04
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se futi në mënyrë il...