26 Gusht 2023, 13:02
Nga A.B
Foto nga Policia
LEZHË- Policia e Lezhës ka goditur veprimtarinë kriminal në fushën e krimeve mjedisore. 67-vjeçari, Gjon Kolaj (administrator i firmës), është arrestuar sot, pasi nxirrte paligjshmërisht inerte në shtratin e lumit Mat. Policia bën me dije se janë sekuestruar tre kamionë dhe një ekskavator.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Lezhë/Finalizohet operacioni policor “River Cries”. Operacion i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.
Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, Gjon Kolaj, administator i një subjekti, i cili në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin. Sekuestrohen 3 kamionë dhe 1 ekskavator duke nxjerrë dhe ngarkuar inerte.
Gjatë ditës së djeshme, u godit edhe një tjetër rast i transportimit me trajlera të materialeve inerte të marra në mënyrë të kundërligjshme, ku u vunë 3 shtetas në pranga ( administratori dhe shoferët).
Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës”, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive, ku kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast duke finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “.
gjon kolaj
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:41
A.B
Foto ilustruese
VAU I DEJËS- Një 33 vjeçar u arrestua nga policia pasi i kishte vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me b...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:22
f.i
foto ilustruese
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim pë...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:20
A.B
Orange Club
SARANDË- Një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Sarandës, ku një 17-vjeçar vdiq tragjikisht pasi u zu po...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:15
f.i
Rebbecca Gannon
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka njoftuar se në çfarë faze janë hetimet për humbjen tragjike t&e...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:03
A.B
Dritan Goxhaj
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykat&...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 12:00
A.B
Zjarret
TIRANË- Në vendin tonë janë shuar 10 vatra zjarri, të cilat ishin aktive prej një kohe të gjatë. Ministria ...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 11:34
A.B
Aksident
VLORË- Një aksident ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, një kamion është përmbysur n&eu...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 11:13
A.B
Eldi Allushi
TIRANË- Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMV X6 që p&e...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 11:06
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me Mikel Mustafaj, si dhe dy shtetas të tjer&e...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 10:44
a.l
Kanabis
POLIÇAN- Në kuadër të një operacioni të koduar 'Tomorri', policia në Poliçan ka vënë në ...