LIVE UPDATES
Aktualitet

Nis zbatimi i marrëveshjes, ambasadori King-Smith zbulon kategorinë e shqiptarëve që do transferohen nga burgjet angleze

Ai thotë se Qeveria Britanike garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.

24 Maj 2023, 20:04 Nga m.s
Nis zbatimi i marrëveshjes, ambasadori King-Smith zbulon
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimit të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare. Ambasadori Alastair King-Smith, ka treguar për "Top Channel” se si u arrit kjo marrëveshje.

I pyetur se cila është formula e dakordësuar përsa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet shqiptare, ambasadori i referohet shifrave. Ai thotë se Qeveria Britanike garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.

Kjo siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare. Në burgjet angleze sot janë mbi 1500 shqiptarë, e ndërsa marrëveshja parashikon transferimin e 200 prej tyre. Ambasadori thekson se kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Shqipëria ka nisur zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar me Britaninë e Madhe, për të burgosurit shqiptarë. Ministria e Drejtësisë bën me dije se 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej 4 vjetësh ose më shumë, do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Intervista

Shkëlqesi ambasador. Në dijeninë time me mbështetjen e kryeministrave Sunak dhe Rama, ju bashkë me ministrin Ulsi Manja ishit forca udhëheqëse e negociatave për marrëveshjen. Si mundët të ishte e suksesshme?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo është një marrëveshje e re mes Qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, e cila dëshmon forcën e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë. Ajo implementon Marrëveshjen e Transferimit të Burgosurve dhe ka qenë subjekt i negociatave mes dy Ministrive tona të Drejtësisë dhe të dy Qeverive. Ne jemi vërtet të kënaqur sepse kjo marrëveshje do të na mundësojë të implementojmë pakte ekzistuese, në një mënyrë efektive.

Cila është formula e dakordësuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet shqiptare?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri. Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.

Në burgjet angleze sot janë mbi 1500 shqiptarë. Marrëveshja parashikon transferimin e 200 prej tyre. Çfarë do të ndodh me pjesën tjetër?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Disa nga ata që ju përmendët, janë në pritje të gjykimit dhe të tjerë nuk i përkasin asaj kategorie. Por ne e dimë që familja është me të vërtetë e rëndësishme në Shqipëri, dhe kjo marrëveshje mundëson që të  burgosurit të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes dhe do të përfitojnë vizitat e familjarëve të tyre.

Kur do të shikojmë shqiptarët e parë të transferuar në Shqipëri?

Ambasadori Alastair King-Smith: Marrëveshja do të zbatohet menjëherë. Në fakt, ka pasur ekspertë britanikë nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi i Burgjeve dhe i Provës i Madhërisë së tij këtu në Shqipëri këtë javë, të cilët punuan rreth mënyrës së implementimit të marrëveshjes. Natyrisht, transferimeve do t’u duhet më shumë kohë dhe kjo është subjekt i procesit të zakonshëm në gjykatat shqiptare. Por ne jemi të vendosur të ecim me ritëm. Ne kemi Komitetin e Përbashkët Mbikëqyrës të drejtuar nga të dy Qeveritë, çka do të thotë që mund të lëvizim me ritëm dhe ta zbatojmë me shpejtësi marrëveshjen.

Le të qartësojmë një aspekt. Nëse një shqiptarë në Angli është dënuar me 10 vite burg. Sa vite burg do të vuaj në Shqipëri?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kësisoj pritshmëria është të shlyejnë të njëjtën gjatësi dënimi, por kjo është subjekt i marrëveshjeve dhe u takon gjykatave ta vendosin këtë, kjo është diçka që është pjesë e marrëveshjes.

ambasadori i britanisë së madhe në tiranë alastair king-smith te burgosurit shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet