Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës. Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.
Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme. Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.
fotot ilustruese KOSOVË- Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeto...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar ditën e sotme për një protestë në orën 17:00. Në l...
Foto ilustruese TIRANË- “Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çd...
Foto ilustruese TIRANË- Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë t...
Foto ilustruese TIRANË- Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka...
Fasoneria DURRËS- Bisnezi i fasonerisë, prej vitesh është një nga industritë prodhuese më fitimprureset në Shq...
gleni goleci ANGLI- Gleni Goleci, shqiptari që u arrestua në janar të këtij viti në Londër, pasi u kap me kokainë ...
Durrës DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me ndajrjen nga jeta ditën e sotme të një 12-vjeçare...
Fatmir Hoxha DIVAJKË- Një video shokuese, e një qeni të gjakosur dhe në gjendje dukshëm të rënduar, na erdhi p...
Erlind Sula TIRANË- Një 26-vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Pir...