LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ngjarja në Pllanë s’ka lidhje me plagosjen e 4 personave në Tiranë"/ Hoxha: Janë dhënë informacione për të devijuar të vërtetën!

Sipas Hoxhës, bashkëshortja e Prendit, nuk ka një makinë G-Class siç ishte ajo me të cilën lëviznin 4 personat që u qëlluan dhe se autorët janë afruar shumë afër mjetit duke pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të.

21 Prill 2025, 13:00 Nga E. D
"Ngjarja në Pllanë s’ka lidhje me plagosjen e 4 personave
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e babait të Sidorel Prendit në Pllanë të Lezhës dhe plagosja e 4 personave në Tiranë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Hoxha i ftuar në studion e MCN Live tha se janë dhënë të informacione të gabuara me qëllim për të devijuar të vërtetën. Sipas Hoxhës, bashkëshortja e Prendit, nuk ka një makinë G-Class siç ishte ajo me të cilën lëviznin 4 personat që u qëlluan dhe se autorët janë afruar shumë afër mjetit duke pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të.

"Janë dhënë kastile të dhëna të gabuara për të devijuar të vërtetën. Nuk kanë lidhje ngjarjet me njëra-tjetrën. Nuk ka makinë G-Class gruaja e Sidorel Prendit. Atë grua e merr kur të duash. Nuk më rezulton që kanë lidhje. U tha kanë gabuar objektin. Kur thua kanë gabuar, ti e di kush është. Kush është objektivi?

Autorët nuk e kanë ndjekur hiç, duket që kanë punuar përpara, kanë kontrolluar zonën, lëvizjet. Kanë zgjedhur një zonë në të cilën sa dal nga rrethrrotulimi i TEG-ut, dhe deri tek tjetri, tek xhamia në Farkë që nuk ka valë. Në këtë zonë nuk ka valë celulari. Është distancë e shkurtër, po nuk ka valë. Ata kanë pritur një dalje nga Unaza e Re, aty lëvizin mjetet me shpejtësi të lartë. Ata kanë goditur kur del nga Unaza, kur shpejtësia ulet dhe ti hyn ne një rrugë të ngushtë për të dalë te rezidenca. Në zonë nuk ka kamera sigurie. Kjo rrugë ndenji disa vite e përfunduar dhe e pahapur. Unë e shihja nga Mali i Dajtit dhe ndriçimi i rrugës ishte funksional. Tani ka makina dhe nuk ka drita.

Ata kanë pritur ku është ulur shpejtësia, ku nuk ka valë. Kanë përdorur motor, kanë zgjedhur një orë që ishte orë me qarkullim më të rrallë. Motori të jep mundësinë që t’i afrohesh dhe sheh objektivin.

Të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje. Dhe ngjarja e Tiranës ka elementë që të çojnë në dyshime të tjera. Janë qëlluar 56 predha, janë dy karikatorë kallashnikovi. Ose kanë qëlluar dy armë njëherësh, ose autori ka pasur mundësi t’i ndërrojë. . Bëhet kur e di që objektivi mund të kundërpërgjigjet. Makinës i janë qëlluar 56 predha. Kjo ngjarje ndodh në rrugën kur kryeministri kalon 2 herë në ditë. Presupozohet rruga më e sigurt e kryeqytetit.

Përveç se kanë goditur fëmijë, kanë shkelur çdo normë. 11-vjeçari ka pasur probleme para kësaj ngjarje. Prandaj janë munduar të gjejnë një lokal brenda parametrave të probleme që ai ka. Një nga fëmijët ka ardhur nga Londra. Fëmija tjetër, është shok i tij, djali i një drejtoreshe banke.

Fëmijët janë marrë nga aty, janë çuar në spital. Fëmija e vogël ka bërë dy operacione, është  dashur ndërhyrja e Ramës, të nisej në Itali. Fëmija i madh është çuar me linjë të zakonshme. Fëmijët janë çuar drejt Italisë. Babai i tyre, drejtuesi i kompanisë Pelikani ka pasur mundësi t’i çojë drejt Italisë. 11-vjeçari është në klasë me djalin e kryeministrit dhe fëmijë të tjerë të personazheve shumë të njohur që vijnë. Ky është element tjetër që ka ndikuar dhe ndërhyja e kryeministrit. Detyra kryesore e kryeministrit, meqenëse është goditur një fëmijë është të gjejë kush janë autorët, dhe urdhëruesit. Nuk ka ndodhur aty për aty. Motori ka qenë i fikur dhe ka pritur të vijë makina," tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet