“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ndoci ishte i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve, në momentin që shkoi në spitalin e Durrësit për të bërë disa vizita mjekësore.
TIRANË- Tetë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit për arratisjen spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Ndoci ishte i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve, në momentin që shkoi në spitalin e Durrësit për të bërë disa vizita mjekësore.
Të arrestuarit janë:
Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit
Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë
Pesë efektivë policie të shoqërimit:
Dorjan Saraçi
Sal Ferollari
Preng Marvataj
Fatjon Baçi
Aranit Çela
dhe Violeta Uka.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
foto nga vengjarja TIRANË- , ata vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë. Strategjia e tyre ishte fillimisht të fotografonin...
Altin Ndoci TIRANË- Një arratisje e bujshme ka ndodhur mesditën e djeshme, ku personazhi kryesor i këtij skenari, ka qënë pik...
Durrës DURRËS- Pas reshjeve të dendura dhe disa njesi hektarësh në ujë, situata në territorin e Bashkis&eum...
Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet jan&e...
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumërojë votat në një të tretën e ...
Parku fotovoltaik i Karavastasë, vepra gjeneruese më e madhe në vend e energjisë diellore është stakuar për shkak të p...
SHQIPËRI- Agjencia Franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull vendit tonë, por këtë herë duke u ndalur tek mbeturina...
Altin Ndoci DURRËS- Pamje skandaloze janë publikuar teksa Altin Ndoci po dërgohej në Spitalin e Durrësit. Siç shihet e...
Arratisja e Altin Ndocit DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. Dyshohet se sipas grupit hetimor Ndo...