1 Maj 2026, 21:48
Nga E. D

“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj çdo ditë për ty. O ma, mos më harro që të më marrësh në shtëpi, se mezi po e pres”.
Kjo është copëz e letrës së një 13 vjeçareje drejtuar nënës së saj. Një fragment prekës i historisë së dhimbshme që nis shumë më herët në një moment kur vetë nëna ishte ende një fëmijë dhe aspak e gatshme për barrën që jeta i vuri mbi supe.
Ina personazhi i kësaj historie tregon për Piranjat se ishte 15 vjec kur solli në jetë vajzën e saj, ku pas 1 muaji u detyrua ta dërgoj në jetimore në Durrës për shkak të pamundësisë ekonomike.
Një vendim i dhimbshëm por ndoshta i domosdoshëm i marrë nga gjyshërit, të cilët ishin në pamundësi ekonomike për t’i dhënë foshnjës një të ardhme të sigurtë dhe dinjitoze.
Ky qëndrim i të voglës në jetimore, mendohej të ishte i përkohshëm, por në një moshë kur vendimet për të i merrnin të tjerët, Ina përfshihet në një rrjet prostitucioni, pjesë e të cilit bëhet për 3 vite me radhë.
Ajo tregon për Piranjën Luela Gaxhja se u akuzua për shfrytëzim prostitucioni ku edhe u dënua me vëllain e saj, përkatësisht 7 dhe 4 vite. Këtu na duhet të sqarojmë disa gjëra. Në momentin e arrestimit Ina ishte 19 vjeçe, ndërsa kunata e saj për të cilën akuzohet se e shfrytëzonte, ishte 15 vjeçe.
Sipas dokumentave, vajza minorene, detyrohej të prostituonte nga Ina, e cila madje ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Ina gjatë gjithë kohës i kundërshton këto pretendime, por provat e akuzës, duket se kanë qenë të mjaftueshme për gjykatën për ta dënuar atë dhe vëllain e saj, përkatësisht me 7 dhe 4 vite burg.
Qëndrimi në burg, ishte një moment tragjik që do të ndryshonte tërësisht të ardhmen, si për Inën ashtu edhe për vajzën e saj, të cilën do ta shikonte gjithnjë e më rallë.
Dënimi shlyhet dhe Ina rifiton lirinë, por në këtë pikë gjërat marrin një rrjedhë tjetër, aspak të dëshiruar për nënën e re dhe të voglën e saj.
Ina njoftohet se ka humbur të drejtën e kujdestarisë së vajzës, shkak mos prezenca e saj, dhe takimet me vajzën.
E rritur mes skutave të errëta të jetës, me një adoleshencë të kaluar pas hekurave të burgut, e mbi të gjitha me një foshnjë për të cilën i hiqet e drejta për të qenë nënë, një rol që ajo nuk e kreu asnjëherë, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 13 vite. Gabime të njëpasnjëshme, të cilat edhe ajo vetë i pranon sot.
Por koha na mëson edhe se si duket të ndryshojmë, e këtu ndoshta shembulli më i mirë është kjo vajzë, tashmë me një jetë krejt të ndryshme nga ai kalvar që ka kaluar.
E ndërkohë që jeta e kësaj nëne të re po ndryshonte për mirë me hapa galopante, një pjesë e saj kishte mbetur e ngrirë dhe ende e paplotësuar në pritje të një ribashkimi me vajzën, për të cilën përkujdeseshin institucionet. Por këtu, lidhja që sapo kishte nisur të forcohej, mes nënës dhe vajzës, merr një tjetër ndërprerje, pasi një fatkeqësi familjare godet në shtëpinë e saj. Ina detyrohet të shkojë në Francë për kurim, pas një depresioni që kaloi nga humbja e babit të saj.
Në realitet këtu jemi sërish përballë një gabimi të radhës.
Sepse në një situatë kaq delikate, ku në mes është një fëmijë, gjërat nuk mund t’i lihen rastësisë apo vullnetit të vëllait për të takuar mbesën, prandaj institucionet marrin një vendim...
Vendimi për heqjen e kujdestarisë së vajzës, ka ardhur më datë 10 Mars 2025, kur e mitura sapo kishte mbushur 12 vjeçe.
Sipas dokumentave që disponojmë, institucionet kanë ndjekur një zinxhir tepër të saktë proçedurash. Shkresa të njëpasnjëshme, njoftime për zhvillim seancash gjyqësore, bashkëpunim me spz e zonës, hyrje daljet në sistemin tims.
Por nga Ina asnjë gjurmë.
Edhe pse ajo pretendon të kundërtën.
Nga njëra anë dokumentat e institucioneve, nga ana tjetër mohimi i vazhdueshëm i nënës dhe gjyshes. Këtu disa dyshime i kemi.
Sidoqoftë, pavarësisht vendimit të gjykatës, nëna e re, vijon të bëjë përpjekjet e saj për të mbajtur të forta lidhjet me vajzën, dhe për të mos humbur asnjëherë dashurinë e saj me gjithë pengesat e vazhdueshme me të cilat përballet. Pavarësisht se të bazuara në ligj, këto refuzime e kanë një qëllim, ftohjen e vajzës nga nëna dhe krijimin gradual të një distance që do të çojë deri në refuzim të takimeve.
Fundja, ligji nuk ka se si ta njohë afeksionin dhe lidhjen e ngushtë që ka një nënë me vajzën e saj.
Nëna e re tregon se pas një takimi me vajzën, ka mësuar se institucioni e ka nxjerrë për birësim. Kjo gjë e ka shqetësuar mjaftueshëm nënën e re pavarësisht vendimeve të institucioneve./Piranjat.news
Aktualitet
1 Maj 2026, 21:35
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçar ...
Aktualitet
1 Maj 2026, 21:02
E. D
foto ilustruese
POGRADEC- 80-vjeçari që u përplas nga mjeti tip “Benz”, në fshatin Udënisht të Pogradecit ...
Aktualitet
1 Maj 2026, 20:55
E. D
Pamjet që po dalin nga një burg i sigurisë së lartë janë tronditëse dhe flasin vetë: qelitë nuk duken si burg, po...
Aktualitet
1 Maj 2026, 20:30
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik. Prokur...
Aktualitet
1 Maj 2026, 19:59
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në Dhërmi, ku brenda pak minutash ka ndodhur nj&eu...
Aktualitet
1 Maj 2026, 19:53
E.d
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është aksidentuar në vendin e ...
Aktualitet
1 Maj 2026, 18:22
E.d
Tiana Krasniqi dhe James Broadnax
SHBA- Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve...
Aktualitet
1 Maj 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, ku një kamion ka përplasur për v...
Aktualitet
1 Maj 2026, 16:15
E.d
Blloqet e kokainës
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar, i cili u kap me 45 kilogramë kokainë. Gjatë kontr...
Aktualitet
1 Maj 2026, 15:38
E. D
TIRANË- SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si “Mir Pepa”, person me precedentë penalë, i...