LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nënës do t’i jepet punë dhe kurs prindërimi"/ Shërbimi Social do t’i sigurojë banesë tre të miturve në Durrës! Kontrolle për kujdestarinë e fëmijëve

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.

12 Janar 2026, 16:26 Nga E. D

"Nënës do t’i jepet punë dhe kurs

DURRËS- Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës. Me anë të njoftimit, Shërbimi Social  bën me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.

Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, në këtë mbledhje është vendosur që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre, ndërkohë që banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. 

Gjithashtu familja do të ndihmohet për të kryer procedurat e zhvendosjes së regjistrimit civil, pasi aktualisht rezultojnë të regjistruar në Vau i Dejës dhe me dokumente si banorë të Malësisë së Madhe. Pas regjistrimit si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Po ashtu në njoftim thuhet se për nënën, nëpërmjet Zyrës së Punës, do të ofrohet një punë me orar 8-orësh, në mënyrë që të mos detyrohet të punojë 16 orë në ditë dhe të ketë më shumë kohë për mirërritjen e fëmijëve. Po ashtu, ajo do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre.

Njoftimi: 

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN(Grupi Teknik Ndërsektorial)ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. Lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje, të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit, bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve. Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo./Dosja.al

 drejtoria e shërbimit social pranë bashkisë së durrësit blerina basha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës