LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve

Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit.

15 Nëntor 2024, 22:00 Nga E. D
Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës
foto nga emisioni

TIRANË- Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për të shpëtuar martesën, mendojnë seriozisht ndarjen. Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit.

Jemi në një fshat të Korçës dhe protagoniste e një përplasje me nënën e saj është një 14 vjeçare e cila e nxitur nga babai, kërkon të qëllojë me gurë këtë të fundit, pavarësisht se ajo ka udhëtuar nga Tirana vetëm për ta takuar pak çaste në oborrin e shkollës.

Prindërit e të miturës janë ndarë prej 2 vitesh, pas konfikteve të vazhdueshme që shpesh janë bërë të dhunshme, ndërkohë që nga kjo martesë kanë ardhur ne jetë dy vajza, njëra 14 dhe tjetra 7 vjeçe.

Zonja tregon se shpesh herë problemet vinin edhe për shkak të gjendjes financiare dhe pamundësisë për të plotësuar nevojat e fëmijëve. Ndaj dhe për kushte më të mira zonja kërkon të largohen nga Korça për në Tiranë me qëllimin e një jete më të mirë dhe shkollimi më cilësor. Hap që e marrin me qindra çifte për të mirë të fëmijëve.

Pas këtij ndryshimi zonja vendos të hap procesin e divorcit. Në raportin e bërë nga psikologia e gjykates e cila përshkruan marrëdhënien midis prindërvve dhhe fëmijëve, shprehet qartë se fëmijët janë të ndikuar nga situata familjare që po kalojnë. Nga vëzhgimi I bërë psikologia vlerëson se babai pengon fëmijët të kalojnë kohë me nënë e tyre, tregues që ky I fundit nuk angazhohet për tju mundësuar fëmijëve nevoojën për dashurinë që I ofron nëna. Femijët shprehin dëshirën për te jetuar me babain, ndërsa  janë tê frustruar dhe te ndikuar nga atmosfera familjare.

Pavarsisht angazhimit vleresohet se babai nëpermjet ndikimit negativ te femijeve ndaj figures së nenes po demton emocionalisht femijet. Vleresohet se jane te ngarkuara emocionalisht, vajza e madhe po e përjeton intesivisht marredhenien konfliktuale te prinderve, shpreh se ka deshirë të jetoje me babain.

Një raport ky që flet qartë për situatën që po kalojnë dy vajzat e mitura, të ndikuara dhe madje të nxitura nga babai. Pas vendimit të gjykatës nëna, sërisht nuk arriti të marrë dy vajzat e saj, pasi ish-bashkëshorti refuzon me forcë që t’ja jap.

Duke përfituar nga distanca dhe koha e gjatë në të cilën nëna nuk ka mundur të takojë dy vajzat e saj, ish-bashkëshorti duket se i ka bindur ato, jo vetëm që të qëndrojnë me të, por edhe ta konsiderojnë nënën si shkaktare të ndarjes së familjes.

Nëna tregon se ka tentuar shpesh të kontaktojë me vajzat por ka qënë pothuajse e pamundur pasi ish-bashkëshorti nuk ia nxjerr as në telefon për të komunikuar.

Reagimi i tij agresiv nuk premton asgjë, prandaj gruaja vendos të udhëtojë nga Tirana në Korçë për një të drejtë që e ka fituar me dy vendime gjykate.

Por më përpara, ajo vendos të shkojë tek shkolla e vajzave për të kaluar pak minuta me ta, dhe për t’i përgatitur për shpërnguljen drejt Tiranës, por haset me pengesë nga ana e drejtoreshës dhe mësues në shkollën ku vajzat mësojnë.

Pasi nëna qëndron për rreth 2 orë në shkollë mundësia për të takuar të voglat e saj është pothuajse e pamundur. Aty pranë shfaqet babi I cili ka lajmeruar edhe forcat e policisë. Por teksa minutat kalojnë në ambjentet e shkollës shfaqen punonjëset e shërbimit social të bashkisë Maliq të cilat duket se nuk marrin parasysh që ligjet duhet të zbatohen.

2 punonjëset sociale, duke përfituar nga ngarkesa emocionale e të miturave, tregohen tepër të zellshme për t’i larguar ato nëna e tyre, pa marrë aspak mundimin që t’u flasin apo t’i këshillojnë.

Në këtë situatë plot ngarkesë emocionale ku nëna pengohet të takojë dy vajzat e saj, babi vendos të marrë fëmijët duke hyrë nga hekurat rrethues të shkollës, dhe më pas të largohet me buzëqeshje triumfuese përballë nënës së vajzave të tij.

Por për të bashkuar nënën me dy vajzat, dhe për të zbatuar vendimin e gjykatës, duhet që ligji të bëjë punën e tij. Në këtë rast përmbaruesi, i cili duket se nuk e ka marrë aq seriozisht detyrën që i është ngarkuar, pavarësisht se paguhet për këtë.

Në këto kushte, kërkojmë të mësojmë diçka mbi shkaqet e kësaj zemërgjerësie ndaj babait të vajzave, por telefonata jonë, nuk pritet aq mirë nga zoti përmbarues.

Pavarësisht përgjigjeve që na dha, një ditë më pas, informohemi se përmbaruesi ka nisur të përgatisë dosjen për për të vendosur datën e dytë të ekzekutimit të vendimit. Sipas tij ky ekzekutim do të kerkohej të bëhej në qytetin e Korcës, me kerkesë të zonjës, pranë drejtorisë së policisë Korcë.Por kur gjithçka dukej e kopsitur tashmë, vetëm 1 orë përpara ekzekutimit të vendimit, policia e korcës nis një letër në adresë të përmbaruesit në të cilën theksohet se, ky ekzekutim nuk mund të behej në ambientet e policisë por duhej të gjendej një ambjent i përshtatshëm ku do të kishte mbështetjen e forcave të policisë së drejtorisë Korcë.

Kaq i paaftë të ishte ky përmbarues sa të mos dinte që ky vendim nuk mund të ekzekutohej në ambientet e drejtorisë së poilicisë? Por të paktën a mund të gjente një ambient tjetër?

Në këto kushte të një mungese totale të profesionalizmit nga ana e përmbaruesit, zonja bën një veprim që ndoshta duhej ta kishte bërë kohë më parë. Ajo vendos të largojë përmbaruesin Andrea Katundi nga kjo çështje.

Pavarsisht kësaj vendosim të bëjmë edhe një telefonatë të fundit me ish-bashkëshortin e zonjës për t’I vënë në dijeni që është duke shkelur ligjin, por ashtu si dhe përmbaruesi kjo telefonatë as nga ana e tij nuk pritet aq mirë./PIRANJAT

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale