11 Qershor 2023, 12:00
Nga A.B
Policia italiane
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të Elmilind Dylit në Itali. Mediat italiane kanë zbuluar se 19-vjeçari punonte si kamarier në një hotel në Misano, ndërkohë që për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për përfshirjen në masakrën e Velipojës.
Pasi u largua nga Shqipëria, Dyli kishte gjetur mikpritjen me disa familjarë me banim në provincën e Rimini dhe këtu ishte përpjekur të niste një jetë të re, duke paraqitur edhe një kërkesë për marrjen e lejes së qëndrimit. Kërkesa u shqyrtua dhe u rrëzua nga komisioni territorial përgjegjës për këtë çështje.
Për disa kohë, 19-vjeçari kishte humbur çdo gjurmë, deri në përdorimin e sistemit të alarmit të vendosur në strukturën ku ai qëndronte. Agjentët e policisë italiane më pas bënë arrestimin e më tej shoqërimin e të riut shqiptar në në burgun 'Casetti'.
Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.
SI NDODHI MASAKRA NË VELIPOJË?
Ngjarja ndodhi më 27 Qershor 2021. Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.
elmilind dyli masakra e velipojes
Aktualitet
11 Qershor 2023, 11:31
A.B
Lenda narkotike
LEZHË- Arrestohet Klea Berdaj dhe Semi Tatushi. Këto dy persona kanë përfunduar në pranga në kuadër t&eu...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 11:06
A.B
Viktimat
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të njërit prej autorëve të Masakrës së Velipojës, Elmilind Dy...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 11:05
A.B
Lokali
DURRËS- Këto janë pamjet nga lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave i cili u përfshi nga flakët në or&e...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:47
a,b
Lenda narkotike
SHKODËR- Ndue Gjeçaj shpallet në kërkim. Në kuadër të operacionit policor antikanabis &ldqu...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:21
A.B
Policia
VLORË- Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete lundruese, prej tyre 2 mjet...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:06
A.B
Ambientet
TIRANË- Policia ka vënë në hetim 7 persona, pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike duke shqetësua...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:05
A.B
Ambulance
KOSOVË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Kosovës një grua nga Shqipëria, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor n...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:37
A.B
Lokali
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu një natë më parë lo...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:28
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Gjirokastër. Personi me iniciale...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:09
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 2...