8 Janar 2023, 18:46
Nga F.M
Ervis Martinaj
FUSHË KRUJË- Zona mes Fushë Krujës dhe Laçit është kthyer në fokusin e Policisë së Shtetit këtë pasdite, e cila është vënë sërish në kërkim të ndonjë gjurme që mund të zbardhë fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Pas kontrolleve në Fushë Kuqe dhe Surrel, ku Martinaj kishte ngritur vilat e tij, këtë herë, Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën që lidh rruga e vjetër e Fushë Krujës me Laçin. Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë operacion, ndërkohë që raportohet se kontrollet janë ende në vijim.
Pasditen e djeshme, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë zhvilluar kontrolle në dy vilat e Martinajt, që ndodhen shumë pranë banesës së kryeministrit Edi Rama, në Surrel. Kontrolli zgjati dy orë dhe efektivët dolën që aty vetëm me një tufë me dokumente që nuk dihet nëse do t'i shërbejnë hetimit. Asgjë e paligjshme nuk u gjet, ndryshe nga aksioni i zhvilluar në Fushë Kuqe që zbuloi arsenalin me armë e uniforma policie në kosheret e bletëve.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë.
Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë.
ervis martinaj zhduket ervis martinaj
Aktualitet
8 Janar 2023, 18:26
F.M
Foto Ilustruese
MALIQ- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar. Ngjarja raportohet të ketë n...
Aktualitet
8 Janar 2023, 18:18
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht nj...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:54
F.M
Policia e Durrësit
DURRËS- Një 19-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi ka tentuar të kalojë...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:52
F.M
Albano Velo dhe Andrew Bode
TIRANË- Andrew Bode, 44 vjeç, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e E...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:38
F.M
Infektivi
TIRANË- 31 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është regjistruar asnj&eum...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:22
F.M
Alda Klosi (Çiko)
TIRANË- Alda Klosi (Çiko) është kthyer në kryefjalën e mediave pasi denoncoi për vjedhje pas...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:23
a.l
Lezhë
LEZHË- Një aksident i ndodhur në Dajç ka lënë gjithë zonën pa drita. Një furgon ësht&eu...
Aktualitet
8 Janar 2023, 17:09
a.l
heroina
FRANCË- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Fabjan Doda është vënë në pranga nga policia...
Aktualitet
8 Janar 2023, 16:41
F.M
Alda Klosi dhe bizhuteritë
TIRANË- Alda Klosi (Çiko), ish-zyrtare e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reforma...
Aktualitet
8 Janar 2023, 16:31
a.l
aksident
GJIROKASTËR- Një aksident i rëndëështë shënuar pasditen e sotme në aksiin rrugor Gjirokastër-Kordhoc&...